Presidenti i parë i Ukrainës vdes në moshën 88-vjeçare
Në moshën 88-vjeçare ka humbur jetën Leonid Kravchuk, i cili udhëhoqi Ukrainën drejt pavarësisë në mes të rënies së Bashkimit Sovjetik.
Kreu i zyrës së Presidentit Zelenski, Andri Yermak, konfirmoi vdekjen e Kravchuk pa dhënë detaje për rrethanat e vdekjes.
Gjendja shëndetësore e Kravchuk kishte qenë e rënduar, i cili vitin e kaluar i’u nënshtrua një operacioni në zemër, raporton Sky News.
Ai luajti një rol kyç në rënien e BRSS përpara se të mbante presidencën ukrainase nga viti 1991 deri në 1994.
Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov ka publikuar një shkrim në Tëitter duke thënë se me nënshkrimin e z. Kravchuk në marrëveshjen e dhjetorit 1991 për shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik, “Perandoria e Keqe u shpërbë”.
“Faleminderit për rinovimin paqësor të Pavarësisë sonë. Ne po e mbrojmë atë tani me armë në duart tona”, ka shkruar Reznikov.
LEXONI GJITHASHTU
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 920
Agjencia detare e OKB: Evakuohen 115 anije nga Ngushtica e Hormuzit
Trump kërcënon me tarifa 100% ndaj vendeve që taksojnë kompanitë amerikane
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës