Presidenti i pezulluar i Koresë së Jugut ngre akuza për arrestimin e tij

16 Janar 2025 | 14:17

Ekipi ligjor i presidentit të pezulluar të Koresë së Jugut, Yun Suk-yeol ngriti sot një rast rebelimi kundër shefit të Zyrës së Hetimit të Korrupsionit (CIO) Oh Dong Un dhe shefit të Zyrës Kombëtare të Hetimit Wo Yong So për hyrje të paligjshme në rezidencën presidenciale dhe arrestimin e presidentit.

Avokatët e Yun argumentojnë se bastisja në rezidencën dhe arrestimi i presidentit përbënte rebelim, pengim të detyrave zyrtare dhe shkelje të sekreteve ushtarake, raportoi Yonhap.

“Ata mobilizuan më shumë se 3,700 oficerë policie për të sulmuar rezidencën presidenciale dhe arrestuar presidentin, në kundërshtim me ligjin ,” tha ekipi ligjor i Yun në një deklaratë.

Dje, CIO dhe hetuesit e policisë u përpoqën përsëri të arrestonin Yun pasi ai injoroi tre thirrje për t’u marrë në pyetje në lidhje me përpjekjen e dështuar për të vendosur ligjin ushtarak më 3 dhjetor.

Gjykata Kushtetuese nisi të martën gjykimin për largimin e tij.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Iraku cakton 30 shtatorin si afat për grupet pro-iraniane që të çarmatosen

Qeveria e Irakut u ka dhënë afat grupeve të armatosura pro-Iranit që veprojnë në vend deri më 30 shtator për t’u çarmatosur, tha zëdhënësi i...
16:37 | 29/06/2026

Holanda: Rusia pas përfundimit të luftës në Ukrainë, mund të sulmojë NATO-n

Rusia mund të nisë një fushatë “të kufizuar” ushtarake kundër një shteti të NATO-s vetëm një vit pasi të ketë përfunduar lufta në Ukrainë, paralajmëroi...
16:29 | 29/06/2026

Pas 4 muajsh nga fillimi i luftës, një aeroplan fluturon nga Irani në Emiratet e Bashkuara Arabe

Një aeroplan komercial fluturoi nga Irani në Emiratet e Bashkuara Arabe të hënën, në fluturimin e parë direkt midis dy vendeve që nga shpërthimi i...
16:26 | 29/06/2026