Presidenti, Bylykbashi: Alibeaj asnjë tagër politik për të përfaqësuar PD-në
Enkelejd Alibeaj nuk ka asnjë tagër politik që të përfaqësojë partinë demokratike në bisedimet konsensuale me mazhorancën për të zgjedhur presidentin.
Kështu tha deputeti demokrat Oerd Bylykbashi në emisioni Now në Euronews Albania teksa shtoi se Alibeaj nuk mund të shkojë në bisedime si kryetar i grupit të PD në një kohë që kuvendi i PD ka hapur vakancën për kryetar grupi.
Bylykbashi tha se mazhoranca nuk mund ta përcaktojë përfaqësuesin e opozitës, pasi në këtë mënyrë po thellohet ndasia në një proces që kërkon konsensus.
“Ka një vendim të kuvendit të PD që deklaron vakancën e kryetarit të grupit, pasi mënyra si u zgjodhën nënkryetarët e PD në 2021 ishte në kundërshtim me statutin. Pas reformës kushtetuese të 2016 kur presidenti u zhvesh nga pozitat politike, qëllimi i Kushtetutës është që zgjedhja e presidentit duhet arritur përmes konsensusit. Nëse ky proces shkon drejt ngacmimit të nervave politike…Nuk mund ta përcaktojë mazhoranca përfaqësuesin e opozitës. Nuk mund të përdoret procesi për të krijuar ndasi në një proces që kërkon konsensus”, tha Bylykbashi.
LEXONI GJITHASHTU:
SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë
Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
- 08:50 Zvicra mposht Kanadanë 2-1, kualifikohet si kryesuese e Grupit B
- 08:45 Helmohen disa studentë në Akademinë e Sigurisë, nisin hetimet
- 08:44 Tërmetet dëmtojnë rrjetin e internetit në Venezuelë, shpallet gjendja e jashtëzakonshme
- 08:33 Bosnja dhe Hercegovina triumfon ndaj Katarit, siguron vendin për raundin tjetër
- 08:32 Aksidenti hekurudhor në Londër, njëri tren kishte kaluar me semafor të kuq pak para përplasjes
- 08:26 Vinicius Junior shkëlqen me dy gola ndaj Skocisë, Brazili kalon në fazën tjetër