‘Presidenti i ri’, Mediu: Duhet proces gjithëpërfshirës, LSI-ja u la jashtë
Deputeti Fatmir Mediu thotë se opozita duhet të jetë e bashkuar në negociatat për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës.
Në emisionin “Now” në “Euronews Albania”, Mediu u shpreh se nga ky proces nuk mund të përjashtohen parti që kanë peshë elektorale, si Lëvizja Socialiste për Integrim.
“Ne duhet të shkojmë duke përfaqësuar të gjithë interesin opozitar, interesin e qytetarëve që kanë votuar opozitën më 25 prill. Këtu nuk mund të përjashtohen as deputetë dhe as partitë politike. Nuk mund të përjashtohet nga ky proces një parti e cila ka një peshë elektorale më të madhe se partitë e tjera, siç është LSI-ja”, tha ai.
Sipas Mediut, duhet mirëkuptim për të zgjedhur tre përfaqësues të cilët përfaqësojnë të gjithë vullnetin e opozitës për të negociuar.
Kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj u dakordësua me Kreun e Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla këtë të mërkurë, që procesi për zgjedhjen e presidentit të nisë zyrtarisht më 10 maj.
LEXONI GJITHASHTU
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje
Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia
- 19:17 Ministria e Mbrojtjes: 16 vatra zjarri në disa qarqe të vendit janë nën kontroll, 5 ende aktive
- 19:08 Netanyahu mohon pretendimet: SHBA nuk ka kufizuar operacionet tona në Liban
- 18:41 Shpërthen sërish vullkani Etna, ndërpriten fluturimet në Siçili
- 18:39 Polonia deklasifikon ndihmën ushtarake për Ukrainën
- 18:35 Motora dhe adrenalinë, Korça u gjallërua për dy netë nga Moto & Rock Festival
- 18:15 Autoritetet australiane nisin hetimet, shfaqen sfera të mëdha misterioze në plazh