Presidenti i Vllaznisë: €70 mijë shpërblim nëse kualifikohemi në raundin tjetër të “Conference League”
Drejtuesit e Vllaznisë shpresojnë në një rezultat pozitiv që në ndeshjen e parë të turit të dytë kualifikues për në “Conference League” që luan sot kundër qipriotëve të AEL Limassol. Për këtë ata kanë vendosur si shpërblim për kualifikimin një buxhet prej 70 mijë eurosh.
Presidenti i Vllaznsië Alban Xhaferri tha për Euronews Albania se pas kualifikimit në turin e parë, skuadra u shpërblye me 50 mijë euro, ndërsa për turin e dytë është vendosur një buxhet prej 70 mijë eurosh pasi asnjëherë klubi nuk ka kaluar dy ture kualifikuesesh për në kupat e Evropës.
“Skuadra [AEL Limassol] është me buxhet rreth 3-fish më të madh se ne, por kjo nuk na bën ne inferior,” – u shpreh Presidenti i Vllaznisë, i cili shtoi se edhe një humbje minimale do të jepte mundësi për ndeshjen e kthimit.
Pritshmëritë janë të mëdha te Vllaznia pas kualifikimit me përmbysje në turin e parë kundër boshnjakëve të Siroki Brijeg nga 3-1 në ndeshjen e parë, 3-0 në “Loro Boriçi”. Fakti se ndeshja e parë luhet në Qipro dhe e dyta në Shkodër i jep më tepër shpresë skuadrës.
LEXONI GJITHASHTU:
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut