“Diçka e çuditshme…” Donald Trump komenton rreth dronëve në disa shtete amerikane

17 Dhjetor 2024 | 07:27

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pretendoi të hënën se ushtria e vendit “nuk dihet përse” po mban të fshehtë disa hollësi lidhur me dronë të pashpjegueshëm që po fluturojnë natën mbi shtetet lindore amerikane, por Shtëpia e Bardhë më vonë minimizoi të dhënat dronët.

“Ushtria jonë e di … diçka e çuditshme po ndodh”, u tha zoti Trump gazetarëve në rezidencën e tij në Mar-a-Lago të Floridës, në konferencën e tij të parë të gjerë me gazetarët që kur u zgjodh për një mandat të ri katër-vjeçar në Shtëpinë e Bardhë, mandat që e fillon muajin e ardhshëm.

Për javë të tëra, banorët e shtetit të Nju Xhersit si dhe disa shteteve të tjera në veri dhe jug të vendit, përgjatë vijës bregdetare të Oqeanit Atlantik, kanë njoftuar se kanë parë më shumë se 5,000 dronë.

Por autoritetet kanë arritur në përfundimin se shifra është jashtëzakonisht e fryrë.

Këto zhvillime u kanë dhënë zë teorive të ndryshme konspirative, mes tyre se bëhet fjalë për akte spiunazhi të vet qeverisë amerikane, apo se dronët janë lëshuar nga Irani, nga një anije që ndodhet jashtë ujërave teritoriale, në lindje të Shteteve të Bashkuara.

Në Shtëpinë e Bardhë, zëdhënësi për Sigurinë Kombëtare, John Kirby, u tha gazetarëve: “nga vlerësimi ynë në këtë fazë rezulton se aktiviteti përfaqëson dronë tregtarë, dronë të zbatimit të ligjit ose dronë që ngrihen nga individë për arsye vetjake dhe të gjithë veprojnë ligjërisht”.

Gjatë një komunikimi me gazetarët, përpara se sa të niste konferenca e zotit Trump me gazetarët, gjeneralmajori i Forcave Ajrore, Pat Ryder, zëdhënësi i Pentagonit, u tha gazetarëve se “deri më tani, nuk ka asnjë të dhënë se pamjet e raportuara të droneve paraqesin kërcënim për sigurinë kombëtare ose sigurinë publike, ose mund të kenë lidhje me aktorë të huaj “.

“Ne jemi të ndërgjegjëshëm mbi faktin se ka shqetësim publik dhe shumë pyetje”tha zoti Ryder. “Ne jemi gjithashtu të përkushtuar që të ofrojmë sa më shumë informacion sa më shpejt të jetë e mundur për këtë”, shtoi ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qeveria britanike njofton kufizimin e rrjeteve sociale pas mesnatës për adoleshentët 16 dhe 17-vjeçarë

Qeveria britanike ka njoftuar se adoleshentët e moshës 16 dhe 17 vjeç do të kenë një kufizim automatik të përdorimit të rrjeteve sociale gjatë natës,...
10:14 | 15/07/2026

Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur

Ushtria e Kolumbisë njoftoi se kishte liruar 39 persona të rrëmbyer nga ELN,  grupi më i vjetër rebel në Amerikë, në një zonë të largët në veriperëndim....
09:51 | 15/07/2026

Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja

Kryeministri Benjamin Netanyahu do të fluturojë për në Uashington të shtunën në mbrëmje dhe do të marrë pjesë në funeralin e senatorit të ndjerë Lindsey...
09:46 | 15/07/2026