Presidenti italian uron Kosovën për Ditën e Pavarësisë: Do ju qëndrojmë përkrah
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 17 shkurtit, Ditës së Pavarësisë, ka pranuar telegram urimi nga Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella.
Në letrën e tij, Presidenti Mattarella ka thënë se Italia do të qëndrojë përkrah Kosovës në konsolidimin e institucioneve demokratike dhe sigurinë e saj.
Kujtojmë se më herët ishte presidenti amerikan, Joe Biden, ai i cili i dërgoi një letër urimi presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 16- vjetorit të pavarësisë
Biden në letrën e tij theksonte se SHBA e mbështet një Kosovë multi-etnike dhe të integruar në strukturat evropiane dhe euro-atlantike.
Presidenti amerikan gjithashtu ka thënë se SHBA përkrah dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizim me Serbinë si një hap përpara drejt njohjes eventuale reciproke.
Biden ka kërkuar që Kosova të përmbushë të gjitha obligimet në dialog, përfshirë edhe ato nga të kaluara që janë arritur në kuadër të dialog.
LEXONI GJITHASHTU:
Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti
Dështon mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, nuk merret vendim për kthimin e gjyqtarëve serbë
Haxhiu: Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të mbahet më 6 gusht
- 14:45 Reshje breshëri në Devoll, dëme në bujqësi (FOTO)
- 14:44 Kryeministri Burnham përuroi selinë e re qeveritare në Manchester, e emëron “Nr. 10 Veri”
- 14:36 Droni shkel hapësirën ajrore të Rumanisë, ngrihen avionët luftarakë
- 14:35 Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti
- 14:23 Gjermania emëron Jurgen Klopp trajnerin e ri të futbollit
- 14:11 Hodhën sende të forta dhe mjete piroteknike në drejtim të Policisë, procedohen 30 protestues. Arrestohen 2 të tjerë