Presidenti Joe Biden nis vizitën në Izrael

18 Tetor 2023 | 08:55

Presidenti amerikan, Joe Biden, vizitoi këtë të mërkurë Izraelin për një përpjekje diplomatike që lufta me Hamasin të mos shndërrohet në një konflikt më të gjerë, një sfidë që është bërë më e vështirë pasi zemërimi u rrit në mbarë Lindjen e Mesme lidhur me një shpërthim që vrau qindra persona në një spital në Rripin e Gazës.

Fillimisht, Biden ishte paraparë të vizitonte edhe Jordaninë, por takimet e tij me liderët arabë janë anuluar teksa ai u nis nga Uashingtoni.

Biden do të qëndrojë vetëm në Izrael, ku do të takohet me kryeministrin Benjamin Netanyahu. Izraeli është duke u përgatitur për një pushtim të mundshëm tokësor të Gazës në përgjigje të sulmeve të grupit militant palestinez, Hamas, që kanë lënë të vrarë 1.400 izraelitë.

Zëdhënësi i sigurisë kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, u tha gazetarëve që po udhëtonin me ekipin e Bidenit për në Izrael se presidenti amerikan “dëshiron të marrë qëndrimin izraelit për situatën në terren” dhe “do të bëjë disa pyetje të vëshira”.

“Ai do t’i pyes ata si një mik”, shtoi Kirby.

Presidenti amerikan po ashtu është paraparë që të takohet me ekipet e emergjencave dhe me familjarët e viktimave dhe të pengjeve që janë marrë nga Hamasi gjatë sulmeve të militantëve në Izrael.

Pothuajse 2.800 palestinezë raportohet se janë vrarë nga sulmet ajrore izraelite në Gazë. Edhe 1.200 persona besohet se kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja, të gjallë apo të vdekur, kanë thënë autoritetet shëndetësore.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026