A e kërcënoi Macron Kosovën krah Ramës? Gazetarja zbardh prapaskenat në Tiranë

17 Tetor 2023 | 21:30

Gazetarja Alice Taylor komentoi në emisionin Now në Euronews Albania deklaratën e sotme të presidentit francez Emmnanuel Macron për pezullimin e vizave me Kosovën.

Ajo u shpreh se deklarata e Macron është përkthyer gabim, pasi ai nuk thotë në asnjë moment që do të pezullojmë vizat me Kosovën, por se kjo mund të ndodhë nëse Kosova thyen besimin e treguar nga BE ndaj saj.

“Çfarë ai po përpiqej të thoshte në thelb është se kur e dhanë liberalizimin e vizave për shqiptarët e Kosovës ata besuan dhe çfarë po ndodh tani është tradhti ndaj besimit. Pra, ata se kanë mbajtur fjalën, kështu që as ata nuk do ta mbajnë. Ishte një kërcënim dhe jo shembull i një veprimi konkret. Ne kemi një situatë ku mund të ketë pasur humbje në përkthim dhe Macron nuk ishte shumë i qartë në fjalët e tij dhe ishte një kërcënim që ai po përpiqej ta bënte të dukej sikur mund të ndodhte”, – u shpreh Taylor.

Ajo tregoi se ka komunikuar me zyrën e Macron duke i pyetur konkretisht a i ka pezulluar vizat me Kosovën dhe përgjigja ishte, “jo, nuk është e vërtetë dhe se çfarë do të ndodhë më pas është në  duart e autoriteteve të Kosovës”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për herë të parë për protestat: Mbetem i përkushtuar në mbrojtje të Kushtetutës dhe lirive të qytetarëve

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar për herë të parë lidhur me protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke theksuar se e drejta e...
20:11 | 24/06/2026

Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë në ditën e 25-të të protestës në Tiranë

Ka nisur marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skëndërbej” drej Kryeministrisë edhe këtë të mërkurë kur regjistrohet dita e 25-të e protestës. Grumbullimi i qytetarëve nisi...
20:03 | 24/06/2026

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët mblidhen para godinës së Kryeministrisë

Ashtu si çdo ditë tjetër, edhe këtë të mërkurë po zhvillohet protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, e cila ka hyrë në ditën e...
18:48 | 24/06/2026