Kastrati Grup sjell konglomeratin “Lagardere”, marrëveshja “bekohet” nga Macron

17 Tetor 2023 | 20:58

Kastrati Grup ka nënshkruar sot në ambientet e aeroportit “Nënë Tereza”, në Tiranë një marrëveshje të rëndësishme me konglomeratin e mirënjohur francez “Lagardère”, duke u angazhuar në përpjekje të përbashkëta për zgjerim të mëtejshëm të aktivitetit të dyqaneve duty-free në të gjithë Shqipërinë.

Marrëveshja u nënshkrua nga presidenti i grupit Kastrati, z. Shefqet Kastrati dhe znj. Catherine Guyomard, kryetare e Komitetit Ekzekutiv të Lagardère travel retail ( departamenti i shitjes me pakicë në Lagardère).

Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes ishin të pranishëm Presidenti i Republikës  së Francës Sh.T.Z. Emanuel Macron dhe Kryeministri i Shqipërisë SH.T.Z. Edi Rama.

Ky bashkëpunim vjen në kuadër të rritjes së jashtëzakonshme të numrit të turistëve që vizitojnë vendin tonë. Vetëm sezoni i verës ka qenë një sezon befasues, i cili solli dyfishim të të ardhurave nga turizmi në ekonomi, si dhe rritje të numrit të turistëve që kanë vizituar Shqipërinë, krahasuar me një vit më parë.  Marrëveshja e nënshkruar mes Kastrati Grup dhe kompanisë Lagardère Travel retail konsiston në zgjerimin e aktivitetit dhe shtrirjes së shërbimit duty-free në të gjitha pikat kufitare dhe qendrat kryesore turistike në Shqipëri. Këto dy grupe angazhohen që krahas zgjerimit të rrisin ndjeshëm cilësinë e shërbimit, si dhe shumëllojshmërinë e produkteve.

Grupi Kastrati u themelua në vitin 1991 dhe sot zhvillon aktivitetin e tij në të gjithë rajonin e Ballkanit duke punësuar mbi 4000 punonjës. Grupi Kastrati, i njohur kryesisht për tregtimin me shumicë dhe pakicë të hidrokarbureve, zhvillon një aktivitet të rëndësishëm në fusha si: sigurime, ndërtim, infrastrukturë, turizëm, industri automjetesh etj.

“Lagardere” është një grup ndërkombëtar me qendër në Francë, i cili operon në fushën e botimeve dhe shpërndarjes së tyre, atë të dyqaneve duty- free me mbi 270 dyqane në Francë, Mbretërinë e Bashkuar, Irlandë, Spanjë, Holandë, Amerikën e Veriut etj. Gama e aktiviteteve të grupit përfshin edhe prezencën në media të rëndësishme franceze si: Paris Match, Le Journal du Dimanche, Europe 1, Europe 2, RFM etj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026