Presidenti Meta dekreton marrëveshjen me Pfizer për vaksinat

15 Tetor 2021 | 17:42

Presidenti i vendit Ilir Meta ka dekretuar mesditën e së premtes marrëveshjen me kompaninë Pfizer për 500 mijë vaksina.

Akti normativ për blerjen e 500,760 vaksinave anti-COVID të kompanisë Pfizer u miratua të martën në Komisionin parlamentar për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë dhe në Komisionin e Ligjeve.

Marrëveshja do t’i kushtojë Shqipërisë 6 milionë dollarë.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, prezantoi para Kuvendit të enjten këtë akt normativ, ndërsa theksoi se vendi do të hyjë në një fazë tjetër të intensifikimit të planit të vaksinimit me qëllim rritjen më tej të mbulesës së vaksinimit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë.
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026