Presidenti Meta mesazh qytetarëve pas votimit: Sot atdheu mbrohet me votë
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka votuar që në minutat e para të hapjes së qendrave të votimit. Z. Meta bëri thirrje për pjesëmarrje masive në proces ndërsa ftoi qytetarët që përveç partive të përzgjedhin dhe kandidatët për deputetë që mendojnë se do të luftojnë korrupsionin dhe nuk do t’i nënshtrohet kryetarit të partisë.
“Më në fund erdhi kjo ditë e bekuar, kjo ditë e mrekullueshme edhe Zoti na ka ndihmuar sot që sovrani t’i ketë kushtet sa më të mira për ta shprehur vullnetin e tij dhe që republika jonë të ripërtërirë themelet e saj përmes votës së lirë të çdo qytetari. Barazinë para ligjit na e garanton vetëm barazia e votës. Çdo qytetar të votoi i lirë dhe me dinjitet dhe këtë herë kanë mundësi të votojnë për kandidatin që besojnë. Të zgjedhin kandidatët më të ndershëm dhe më me integritet”, deklaroi kreu i shtetit.
Presidenti tha se pjesëmarrja në votim është “një detyrim qytetar dhe një e drejtë demokratike, sot është një akt patriotik” dhe shtoi se “sot atdheu mbrohet me votë dhe me sjellje të qytetëruar evropiane”.
“Një mbarëvajtje e këtij procesi do ta bindë Evropën për inicimin në BE. Votoni për atë që keni në mendjen dhe zemër, për kandidatët që do të luftojnë korrupsionin dhe nuk do t’i binden si kukulla kryetrarëve të tyre”, përfundoi z. Meta.
Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë
Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj
Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike
- 10:27 Zbardhet atentati ndaj servisit të celularëve në Kamëz, arrestohet 18-vjeçari që qëlloi me kallashnikov
- 10:15 Goditen dy raste të kultivimit të kanabisit në Shkodër, arrestohen dy persona! Ndiqet penalisht kryeplaku i Vuklit
- 10:06 Qeveria miraton rregullat e reja për pezullimin dhe heqjen e licencave për bastet online
- 09:44 Tentoi të përplaste me makinë nënën e bashkëjetueses, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë
- 09:36 Kepi i Gjelbër shkruan historinë në Kupën e Botës, kualifikohet bashkë me Spanjën në fazën me eliminim direkt
- 09:06 Trump prezanton pasaportën e re amerikane me portretin e tij për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së