Presidenti Pezeshkian: Irani dhe SHBA-të duhet të shkojnë përtej gjendjes as luftë e as paqe
Presidenti iranian Masoud Pezeshkian ka deklaruar këtë të mërkurë se Teherani dhe Uashingtoni duhet të shkojnë përtej kësaj gjendjeje as lufte dhe as paqeje.
Presidenti tha se ish-Udhëheqësi Suprem Ali Khamenei ka theksuar vazhdimisht se çështja ‘as luftë, as paqe’ duhet të zgjidhej duke sugjeruar se e vetmja mënyrë për të kaluar fazën aktuale është negociata.
“Nëse duam të dalim nga kjo gjendje as lufte as paqeje, çfarë duhet të bëjmë? Nëse nuk angazhohemi në dialog, atëherë cila është alternativa?” tha Pezeshkian.
“Mbi këtë bazë, Udhëheqësi lejoi që bisedimet të vazhdonin dhe në fazat e fundit udhëzimi i tij ishte: ‘Shkoni dhe zgjidheni çështjen’.”, tha ai.
Që nga armëpushimi SHBA-Iran më 8 prill, Teherani ka akuzuar vazhdimisht Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara për prishjen e armëpushimit përmes veprimeve ushtarake. SHBA-të kanë kryer sulme ndaj objektivave iraniane edhe pse negociatat indirekte kanë vazhduar. Ndërkohë, Izraeli ka nisur mijëra sulme në Liban, pavarësisht kufizimeve të vendosura nga armëpushimi.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë vazhdimisht se është afër një marrëveshjeje me Iranin, megjithatë ka pasur pak shenja që tregojnë përparim në negociata.
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë