Presidenti Trump ndërpret marrëdhëniet me Organizatën Botërore të Shëndetësisë

29 Maj 2020 | 19:19

Presidenti Trump njoftoi të premten se SHBA do t’i japë fund marrëdhënies me Organizatën Botërore të Shëndetësisë në mesin e pandemisë globale.

Presidenti e ka bërë këtë deklaratë teksa vendi po përballet me trazira në fushën e ekonomisë. Mbi 100 mijë amerikanë kanë vdekur prej COVID-19.

Kritikat e Trump ndaj OBSH kanë filluar gjatë muajit të shkuar, kur ai kërcënoi se do të tërheqë përfundimisht fondet e SHBA, nëse “organizata nuk ndërmerrte përmirësime thelbësore në 30 ditët e ardhshme”.

Gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Trump u shpreh se “Do i japim sot fund marrëdhënies sonë me Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe fondet do i alokojmë tek fondacione të tjera të shëndetit publik global”. 

 

Lexoni gjithashtu: 

Donald Trump kërcënon se do të ndalojë përgjithmonë financimet për OBSH

COVID-19, kryeministri kinez flet në Asamblenë e OBSH-së

OBSH: Coronavirus nuk u krijua në laborator, në rrezik bashkëpunimi me ekspertët kinezë

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026