Presidenti Trump nënshkruan një plan për tarifa reciproke ndaj vendeve partnere

13 Shkurt 2025 | 22:59

Presidenti Donald Trump ka prezantuar një plan për të rritur tarifat për importet e huaja, me synimin për të eliminuar çekuilibrin tregtar dhe për të krijuar barazi me tarifat që vendet e tjera vendosin ndaj importeve amerikane. Gjatë nënshkrimit të vendimit në Zyrën Ovale, Trump tha se do të vendosë një tarifë reciproke, duke theksuar se ky veprim është i drejtë për të gjithë.

Administrata e tij ka theksuar se tarifat e reja do të ndihmojnë në balancimin e tregtisë midis kompanive amerikane dhe atyre të huaja. Megjithatë, kritikët paralajmërojnë se rritja e tarifave mund të ndikojë negativisht në konsumatorët dhe bizneset amerikane, duke shkaktuar rritje çmimesh dhe inflacion.

Përveç kësaj, administrata do të shqyrtojë faktorë si subvencionet për industrinë, rregulloret dhe zhvlerësimin e monedhës për të përcaktuar nivelin e tarifave. Rritja e mundshme e tarifave do të jetë gjithashtu pjesë e një përpjekjeje për të nisur negociata të reja tregtare, ndërkohë që vendet e tjera mund të përgjigjen me rritje tarifash ndaj mallrave amerikane.

Ky vendim vjen pas një deficitit buxhetor prej 1.9 trilion dollarësh që pritet të ndodhi dhe mund të ndikojë në tregtinë globale, e cila arriti në 1.3 trilion dollarë vitin e kaluar midis Evropës dhe Shteteve të Bashkuara.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Izraeli propozim për një tubacion që anashkalon Ngushticën e Hormuzit

Varësia e vendeve të Gjirit nga dërgesat e naftës përmes Ngushticës së Hormuzit mund të reduktohet ndjeshëm nga ndërtimi i një tubacioni që lidh Gjirin me...
21:37 | 07/07/2026

Danimarka i përgjigjet Trumpit: Grenlanda nuk është në shitje

Kryeministrja daneze Mette Frederiksen tha sot se pret që aleatët e vendit të saj në NATO të respektojnë sovranitetin e saj kombëtar dhe të pranojnë që Groenlanda nuk është...
21:32 | 07/07/2026

Qeni sfidon ariun për të shpëtuar djalin e shtëpisë, pronari: Do ta shpërblej me një biftek (VIDEO)

Një qen i racës haski ka treguar përkushtimin e tij ndaj familjes në një moment dramatik, kur u përball me një ari që po vraponte...
21:04 | 07/07/2026