Presidentja e Zvicrës: Samiti për Ukrainën s’është propagandë

10 Qershor 2024 | 13:25

Presidentja e Zvicrës, Viola Amherd, tha se gati 90 vende dhe organizata do të marrin pjesë në një samit për paqe në Ukrainë, që do të mbahet këtë fundjavë në Burgenstok të Zvicrës.

Amherd tha se pjesëmarrësit në samit, rreth gjysma e të cilëve do të jenë udhëheqës shtetesh ose qeverish,  do të përpiqen të gjejnë një rrugë për t’i ndalur luftimet.

Ukraina është nën pushtimin e plotë të forcave ruse qysh në shkurt të vitit 2022.

“Kjo nuk është propagandë”, u tha Amherd gazetarëve.

“Kjo ka të bëjë me bazën e ndihmës humanitare të ofruar nga Zvicra…dhe me inicimin e një dialogu”, tha ajo.

Ndërsa presidenti francez, Emmanuel Macron, dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz, pritet të marrin pjesë në samit, zyrtarë nga Kina dhe Rusia pritet të mungojnë.

Moska nuk është e ftuar dhe thotë se procesi është i pakuptimtë pa pjesëmarrjen e saj.

Ministria e Jashtme e Kinës, në anën tjetër, tha se nuk do të marrë pjesë në samit, sepse ai nuk i përmbush pritjet e saj për pjesëmarrjen edhe të Rusisë, edhe të Ukrainës.

“Kina ka insistuar gjithmonë që një konferencë ndërkombëtare e paqes duhet të miratohet si nga Rusia, ashtu edhe nga Ukraina, me pjesëmarrje të barabartë të të gjitha palëve, dhe se të gjitha propozimet e paqes duhet të diskutohen në mënyrë të drejtë dhe të barabartë”, tha ministria në Pekin.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit

Një total prej 17 anijesh tregtare kaluan tranzit në Ngushticën e Hormuzit të martën, me vetëm 10 prej tyre që niseshin nga Gjiri Persik, sipas...
09:09 | 15/07/2026

Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer

Piloti heroik që arriti të ulte në mënyrë të sigurt një Airbus me të paktën 150 pasagjerë në bord, i cili kishte humbur të dy...
09:01 | 15/07/2026

Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje

Presidenti amerikan, Donald Trump shtoi presionin ndaj Iranit për të arritur një marrëveshje me SHBA-në, duke thënë se vendi nuk do të “mbetet pa askënd”...
08:53 | 15/07/2026