Presidentja gjeorgjiane: Votimet e reja janë zgjedhje “mes Evropës dhe Rusisë”

27 Gusht 2024 | 19:33

Presidentja e Gjeorgjisë, Salome Zurabishvili, tha se zgjedhjet e reja parlamentare që do të mbahen në tetor në shtetin e saj “do të jenë një zgjedhje mes Evropës dhe Rusisë” për shtetin e Kaukazit Jugor.

Kjo deklaratë e Zurabishvilit vjen pasi ajo nënshkroi dekretin që shpall 26 tetorin ditë kur do të mbahen zgjedhjet parlamentare. Ajo tha se votuesit do të zgjedhin “mes luftës dhe paqes”.

“Dita e vendimit, dita e zgjedhjes, disa e mbijetesës po vjen”, tha Zurabishvili, duke theksuar se zgjedhjet do të jenë “thelbësore” për ish-republikën sovjetike, të cilat “do të përcaktojnë fatin e shtetit për shumë vite të ardhshme”.

“Askush në Gjeorgji nuk dëshiron luftë, askush nuk po planifikon një luftë… Zgjedhje do të jetë mes të qenit skllav i Rusisë apo bashkëpunimit me Evropën”, shtoi Zurabishvili.

Pavarësisht aspiratës së kamotshme të Gjeorgjisë për t’iu bashkuar NATO-s dhe Bashkimit Evropian, raportet e Qeverisë me Perëndimin janë përkeqësuar viteve të fundit, për shkak të kthimit të dukshëm të Tbilisit kah Rusia.

Brukseli po ashtu ka ndërprerë bisedimet për anëtarësim me Tbilisin dhe Shtetet e Bashkuara kanë thënë se po “shqyrtojnë” raportet me Gjeorgjinë, pas miratimit të ligjit kundërthënës për “agjentët e huaj” u miratua nga Qeveria gjeorgjiane e udhëhequr nga Ëndrra Gjeorgjiane. Miratimi i këtij ligji nxiti protesta masive në Gjeorgji.

“Zgjedhja do të jetë ndërmjet dëgjimit të Rusisë përmes koncesioneve të tmerrshme dhe shitjes së shpirtit ndaj Rusisë apo të jemi shtet i barabartë në Evropë, të promovojmë identitetin tonë, historinë dhe mundësitë”, tha Zurabishvili.

Për vite të tëra, shoqëria civile në Gjeorgji ka kërkuar që shteti të largohet nga ndikimi i Rusisë, që ende ka mijëra trupa në Oseti të Jugut dhe Abkazi, dy rajonet e shkëputura gjeorgjiane që Moska i njeh si shtete të pavarura pas luftës pesëditore me Tbilisin më 2008.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I dënuar me 10 vite burg për spiunazh, Irani i shton edhe dy vite dënim britanikut: Foli me mediat

Familja e çiftit britanik Craig dhe Lindsay Foreman, të cilët po vuajnë një dënim me 10 vjet burg në Iran për akuza spiunazhi që ata i mohojnë,...
11:33 | 15/07/2026

Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe

Ish-kryetari i bashkisë së Mançesterit, i cili pritet të bëhet kryeministër të hënën e ardhshme, Andy Burnham se nevojitet një shqyrtim serioz i sigurisë së...
10:56 | 15/07/2026

Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj

Autoritetet spanjolle kanë njoftuar se shtatë britanikë janë midis 12 të huajve të vrarë në zjarret në Spanjën jugore. Zyrtarët thanë se 12 nga 13 viktimat ishin...
08:28 | 15/07/2026