Presidentja Osmani e quan të rrezikshme iniciativën e ‘Open Balkan’

15 Shtator 2021 | 15:51

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka quajtur të rrezikshme iniciativën e “Open Balkan” në rajonin ballkanik.

Ajo theksoi se qasja e kësaj iniciative krijon vonesa në integrimin  e shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

“Sa i përket iniciativës ‘Ballkani i Hapur’, besojmë se ajo, jo vetëm që është një iniciativë e rrezikshme, por njëkohësisht synon vonimin e procesit të integrimit evropian të shteteve të regjionit”, tha Osmani.

Kryetarja e shtetit tha se Kosova është konstruktive në dialogun me Serbinë, por nuk pranojnë të diskutojnë për integritetin territorial, statusin e vendit dhe nivelin e tretë qeverisës, siç është asociacioni i komunave serbe në Kosovë.

“Ne nuk do të pranojmë të negociojmë për integritetin territorial të Kosovës, ne nuk do të ndryshojmë kushtetutën për të krijuar nivele të treta të qeverisë, për ta bërë një tjetër Republika Serbska për ta destabilizuar rajonin”, shtoi presidentja.

Gjatë vizitës në Gjermani, duke diskutuar për të ardhmen e Kosovës në Rrjetin për Politikë të Jashtme (DGAP) znj, Osmani tha se Kosova po bëhet gati të aplikojë në organizata ndërkombëtare.

Gjithashtu edhe kryeministri Albin Kurti pohoi dje pas takimit me kancelaren e Gjermanisë Angela Merkel se Kosova nuk do të bëhet pjesë e iniciativave të tilla.

Sipas tij, Kosova nuk merr pjesë në iniciativa rajonale nëse Bashkimi Evropian nuk është pjesë e tyre.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026