“Presim lajme të mira”- Hasani flet për integrimin dhe marrëveshjen e emigrantëve

28 Dhjetor 2023 | 10:53

Ministri i Jashtëm Igli Hasani, mbajti këtë të enjte një konferencë me gazetarët, ku foli në lidhje me arritjet e diplomacisë shqiptare në vitin 2023 dhe objektivat e saj për të ardhmen.

Duke u ndalur te marrëveshja me Italinë për çështjen e emigrantëve, Hasani theksoi se qeveria shqiptare nuk ka asnjë plan B, por është në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Nuk ka ka plan B për marrëveshjen e emigrantëve me Italinë. Presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe shpresojmë që gjykatat të mos ndikohen nga politika”, tha ministri.

Gjithashtu Hasani theksoi se për sa i përket negociatave me BE, Shqipëria pret lajme të mira nga Brukseli në fillim të vitit 2024.

Ai renditi gjithashtu dhe arritjet e Shqipërisë në politikën e jashtme, ku u fokusua te mandati i realizuar me sukses në Këshillin e Sigurimit në OKB.

“Në 2023 kishim një progres të ndjeshëm në procesin e integrimit europian. Puna e Shqipërisë në këtë drejtim është vlerësuar si një model suksesi për gjithë rajonin. Shqipëria është sot gati për Konferencën e Dytë Ndërqeveritare. Negociatat me BE, presim lajme të mira në fillim të vitit 2024.

Diplomacia shqiptare në 2023, periudhë e paprecedentë arritjesh dhe suksesesh. Në tre vitet e fundit, Shqipëria rol të dorës së parë në forumet më të larta të politikës ndërkombëtare. Mandati në KS, na u dha në një kohë jo të lehtë për politikën ndërkombëtare. Megjithatë ia dolëm të kemi një performancë dinjitoze e të respektuar”, tha ministri.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026