Mirëpo, Norbert Walter-Borjans, ish-lider i Social—Demokratëve ka thënë se beson që Pistorius do të kishte më shumë mundësi për të mundur kandidatin e konservatorëve për kancelar, Friedrich Merz.
“Scholz e ka shpëtuar shtetin tonë prej shumë kërcënimeve në kohë jashtëzakonisht të vështira”, ka thënë Walter-Borjans për të përditshmen, Rheinische Post.
“Mirëpo Merz mund të mposhtet vetëm me një kandidat për kancelar që ka forcën për të bërë diferencën përmes vetëkritikës”, ka shtuar ai.
“Kjo ka qenë pika e dobët e Scholzit deri më tani”.
Pistorius e ka fituar pozitën e parë në renditjen e politikanëve më të pëlqyer të Gjermanisë, në listën e publikuar nga gazeta Bild të martën, derisa Scholz ka rënë nga pozita e 19-të në të 20-ën.