“Prestanome”, ekspozita ku ‘rrëfehen’ artistët, gazetarët e politikanët

20 Mars 2025 | 20:11

“Prestanome” titullohet ekspozita me portrete e piktorit Helidon Haliti e çelur disa ditë më parë në galerinë FAB të Universitetit të Arteve.

Në këtë ekspozitë artisti sjell për publikun 62 personazhe nga 63 të tillë që ka intervistuar dhe u ka dhënë jetë në emisionin e tij televiziv “Mes dy botëve”.

“Ekspozita Prestanome vjen në fakt e realizuar me portretet që unë kam bërë me të ftuarit e mi në emisionin ‘Mes dy botëve’. Janë personazhe të mrekullueshëm, janë personazhe që vijnë nga e kaluara para ’90 dhe pas ’90”, thotë Haliti.

Nëna e vetë artistit është pjesë e ekspozitës dhe sipas tij është dhe portreti më pikant që ka.

“Mendoj se më pikante ishte intervista që kam bërë me mamanë time, ishte një intervistë tejet atipike dhe siç është dhe emisioni atipik. Unë pikturoj dhe bashkëbisedoj me ta. Unë nuk hedh asnjë pyetje, por hedh penalata të ndryshme, ku sigurisht mundohem t’i bëjë të ftuarit të ndjehen shumë mirë”, shprehet artisti.

Sipas Halitit ekspozita është më tepër një perceptim, një instalacion konceptual sesa ekspozitë e artit piktorik.

“Janë 62 portrete të bërë nga ky emision. Mendoj se kurimi ka një perceptim tejet konceptual, ku autori është dhe ai një Prestanome, flas për kuratorin sepse kjo fjalë është aq shumë e përdorur në ditët e sotme sa për të thënë që askush nga ne nuk është 100% vetvetja, askush nga ne para kamerës nuk është 100% i vërtetë por historitë që kanë jetuar janë 1000% të tilla”, thotë ai.

Figura të njohura në jetën publike në vend, artistë nga Kosova, dhe katër politikanë të rinj janë në mesin e portreteve të Halitit.

Sakaq, një vend të veçantë në “Prestanome” zë portreti i 14-vjeçarit Martin Cani,  i cili u vra më 18 nëntor të vitit 2024.

“Prestanome” do të qëndrojë e çelur deri më 25 mars.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026