Raporti paraprak i OSBE-ODIHR tregon se pretendimet për shit-blerje votash mbeten problem
Misioni vëzhgues i OSBE/ODIHR ka mbajtur konferencën e parë për shtyp në lidhje me mbarëvajtjen e procesit të votimit në Shqipëri.
Azay Guliyev, koordinator special dhe drejtuesi afatshkurtër i misionit vëzhgues në Shqipëri tha se KQZ arriti të përmbushte pjesën më të madhe të detyrimeve të tij. Operoi në mënyrë transparente dhe ka gëzuar besimin e të gjithë aktorëve. Mirëpo ai nuk la pa përmendur se ka pasur pretendime për shit-blerje votash, gjë që vazhdon të përbëjë një problem të përhapur gjerësisht.
“Kjo fushatë nuk pati dinamikën që duhet të kishte pasi mesazhet u fokusuan te liderët e partive dhe pretendimet për shit-blerje votash ishin dominuese gjatë fushatës duke treguar se ky mbetet një problem i përhapur gjerësisht”, u shpreh z. Guliyev.
Azay Guliyev i vuri theksin edhe përdorimit të burimeve të administratës publike nga ana e ministrave gjë që është e paligjshme dhe që ka shërbyer në avantazh të partisë në pushtet.
“Pavarësisht kuadrit solid ligjor që ndalon përdorimin e burimeve të administratës publike dhe që minimizon avantazhet e partisë në pushtet ministrat vazhduan që të bënin fushatë gjatë angazhimeve zyrtare. Kjo rezultoi në një lloj publiciteti që i solli partisë qeverisëse një avantazh të madh , ofrimin e stimujve dhe një presion të pretenduar mbi nëpunësit civilë i cili mbetet një shqetësim”, tha ai.
Z. Guliyev përmendi gjithashtu database të PS ku kishte të dhëna personale të më shumë se 900 mijë qytetarëve, duke thënë se kjo konsiderohet si një shkelje e rëndë e privatësisë së qytetarëve për interesat e partive.
“Gjatë fushatës doli një data basë që përmbante informacione personale dhe kontakte të afërsisht 900 mijë shtetasve shqiptarë. Përmbante preferencat e tyre potenciale të votimet dhe ky informacion rrodhi në sektorin publik. Na u shpreh se kjo mund të konsiderohet si një shkelje e rëndë e privatësisë për interesa të partive”, u shpreh ai.
Azay Guliyev u shpreh se në këto zgjedhje nuk ka pasur probleme me listën e zgjedhësve.
“Pavarësisht sfidave që vijnë për shkak të COVID-19, kemi bërë të pamundurën për të sjellë sa më shumë vëzhgues”, theksoi ai.
Z. Guliyev përmendi reformën zgjedhore si një zhvillim pozitiv për suksesin paraprak të këtyre zgjedhjeve.
“Këto zgjedhje erdhën pas një marrëveshje të re që hapi rrugë me reformën zgjedhore. Ky ishte një zhvillim shumë pozitiv”, u shpreh z. Guliyev.
Spears z. Guliyev, kandidatët e partive kryesore kanë pasur besim të mjaftueshëm te pjesëmarrja në zgjedhje.
“Të dielën votuesit patën mundësi të zgjedhin mes kandidatëve dhe kandidatët patën mundësi të bëjnë fushatë të lirë. Partitë kryesore patën besim të mjaftueshëm të pjesëmarrja në zgjedhje”, tha ai.
Sipas Azay Guliyev projekti pilot i votimit elektronik ka rezultuar me sukses, po ashtu edhe identifikimi biometrik i zgjedhësve, pavarësisht disa sfidave.
“Marrëveshja politike e arritur vitin e kaluar solli për herë të parë në Shqipëri teknologjitë e reja në këtë proces. Kjo çoi në votimin dhe numërimin elektronik në Tiranë. Identifikimi biometrik i zgjedhësve ishte gjithashtu një teknologji që u fut për herë të parë, pavarësisht disa sfidave në zonat rurale”, u shpreh z. Guliyev.
Në konferencë u adresua edhe fenomeni i shit-blerjes së votës.
Lajmi në përditësim…
Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë
Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj
Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta