Prezantohet projektligji për Amnistinë Fiskale, do të aplikohet për 9 muaj
Kryeministri Rama, ministrja Ibrahimaj, guvernatori Sejko dhe ekspertë të fushës prezantuan projektligjin për Amnistinë Fiskale i cili do të zgjasë 9 muaj.
Delina Ibrahimaj shpjegoi se kjo amnisti është e para e këtij lloji, e plotë, duke qenë se të tjerat kanë qenë të pjesshme dhe kanë pasur qëllim vetëm faljen e detyrimeve tatimore.
“Ky projektligj ka një sërë avantazhesh. Ai propozon që ne të diskutojmë dhe analizojmë premisat. Synon të ketë një afat 9 mujor zbatimi. Subjektet janë individë, janë edhe individë rezidentë tatimorë edhe nëse nuk janë shtetas shqiptar. Është parashikuar një kufi prej 2 milion eurosh,” – u shpreh Ibrahimaj.
“Në zbatim të këtij ligji te tatimet do të krijohet një zyrë e njësisë fiskale. Kjo zyrë do të analizojë të gjitha kërkesat që do të vinë nga subjektet. Në përfundim të afatit 5 ditor administrata do të jap një vërtetim nëpërmjet të cilët subjektet do ti drejtohen për të paguar një normë tatimore. Është 7% për katër mujorin parë dhe 10% për të dytin.Në përfundim administrata tatimore do të japë një certifikatë ku do të jenë legalizuar këto para apo asete,” – shtoi ministrja e Financave.
Ajo sqaroi se synimi i Amnistisë Fiskale është rritja e kapitalit për shkak të krizës ekonomike.
LEXONI GJITHASHTU:
Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s
Sot dita e 38-të e protestës, qytetarët i drejtohen Kryeministrisë për të mbajtur fjalimet e tyre
Shtetësia shqiptare humb interes, aplikimet për azil në rritje
- 22:33 15-vjeçari nga Cërriku fiton medaljen e artë në Olimpiadën Ndërkombëtare STEM
- 22:32 Eksperti: Po lind “NATO 3.0”, Turqia po fiton peshë strategjike
- 22:27 “NATO në krizë kredibiliteti përballë Rusisë dhe Trump”, Ralf Gjoni analizon Samitin e Ankarasë
- 22:12 “Trump nuk e do më NATO-n”, ish-ambasadori Roland Bimo: Kërkon besnikëri, jo aleancë
- 22:01 Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s
- 21:54 Zhulali: Europa mbetet e varur nga SHBA për sigurinë, duhet të marrë më shumë përgjegjësi