Prifti rrëfen si serbët tentuan përçarjen e shqiptarëve të Kosovës

23 Maj 2022 | 13:35

“Më thanë mbaji besimtarët e tu katolikë, e myslimanët shqiptarë na i jep ne, e dimë ne se çfarë bëjmë me to”.

Kështu rrëfeu për ushtarët serbë Dom Kelmend Spaqi, prift në Kishën e Shna Ndout në Kosovë, e cila ka shërbyer si strehë dhe shpresë gjatë luftës.

Në kishën ku strehoheshin të krishterë e myslimanë, serbët ndërhynë brutalisht të dielën e Pashkëve më 4 prill të vitit 1999.

Ky qe një tjetër rast ku ata tentuan përçarjen e shqiptarëve me bazë besimin.

Por prifti rrëfen se 99% e shqiptarëve të Kosovës të strehuar në Kishë e zonat përreth ishin myslimanë.

“Vendosen t’i përcjellin gjysmën e popullit për Shqipëri, e gjysmën t’i ndalnin atje. Ndaji, më thanë, besimtarët e tu, myslimanët na i jep neve, e dimë ne se çfarë bëjmë me ta. Jo, kurrë e përjetë. Unë s’i ndaj. Nuk ka këtu as katolikë e as myslimanë. Këtu ka njerëz të pafajshëm. Më thanë duhet të të pushkatojmë ty e pastaj gjithë të tjerët”, tha Spaqi.

PoR Dom Kelmend Spaqi jo të vetëm që nuk i dorëzoi shqiptarët myslimanë, po brenda Kishës ata kryen edhe ritet e tyre të Ramazanit, për të cilat u përkujdes vetë prifti.

Qëndrimi i tij vërteton më së miri thënien e  At’ Gjergj Fishtës, “vërtet kemi Bajram e Pashkë, por shqiptarinë e kemi bashkë”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026