Princesha e Uellsit Kate Middleton diagnostikohet me kancer

22 Mars 2024 | 19:18

Princesha e Uellsit zbuloi se është diagnostikuar me kancer dhe është në fazat e hershme të trajtimit të sëmundjes.

Lajmi vjen dy muaj pasi princesha e Uellsit u largua përkohësisht nga jeta publike pasi siç u raportua iu nënshtrua një operacioni për një gjendje abdominale jo kancerogjene në muajin janar.

Përmes një video-mesazhi, Kate Middleton tha se ishte një “shok i madh” pas “dy muajsh tepër të vështirë”.

Por ajo dërgoi një mesazh pozitiv, duke thënë: “Jam mirë dhe po forcohem çdo ditë e më shumë”.

Detajet e kancerit nuk janë bërë të ditura, por Kensington Palace thotë se ka besim se princesha do të shërohet plotësisht.

Deklarata e princeshës shpjegon se kur ajo bëri një operacion abdominal në janar, nuk dihej që kishte kancer.

“Sidoqoftë, testet pas operacionit zbuluan se kanceri ishte i pranishëm. Prandaj ekipi im mjekësor më këshilloi që duhet t’i nënshtrohej një kursi të kimioterapisë parandaluese dhe tani jam në fazat e hershme të këtij trajtimi”, tha princesha.

Ajo tha se po mendonte për të gjithë ata që janë prekur nga kanceri, duke shtuar: “Për të gjithë ata që përballen me këtë sëmundje, në çfarëdo forme qofshin, ju lutemi mos e humbni besimin apo shpresën. Nuk jeni vetëm”.

Catherine tha se rikuperimi nga operacioni i saj në janar, për një gjendje që nuk është zbuluar, kishte marrë kohë dhe prioriteti tani ishte të qetësonte familjen e saj.

“William dhe unë kemi bërë gjithçka që mundemi për ta përpunuar dhe menaxhuar këtë privatisht për hir të familjes sonë të re”, tha ajo.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë

Numri i të rinjve refuzojnë shërbimin ushtarak të armatosur në Gjermani është rritur ndjeshëm këtë vit, duke minuar një përpjekje të Berlinit për të krijuar ushtrinë më...
21:12 | 14/07/2026

Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje

Ministri i Jashtëm Rus Sergey Lavrov ka deklaruar se sulmet e SHBA-së ndaj Iranit i japin fund mundësisë për një marrëveshje të përkohshme paqësore. Ai...
19:19 | 14/07/2026

BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA

Një zëdhënës i BE-së ka kundërshtuar pohimin e administratës Trump se gjykata ndërkombëtare penale përbën një kërcënim për sovranitetin e SHBA-së, një ditë pasi qeveria...
18:16 | 14/07/2026