Princi Andrew heq dorë nga titujt mbretërorë, shkak akuzat për lidhje me Epstein

18 Tetor 2025 | 09:23

Princ Andrew, djali i dytë i Mbretëreshës Elizabeth II, ka njoftuar se po heq dorë nga të gjithë titujt dhe nderimet mbretërore, pas presionit të vazhdueshëm publik dhe akuzave për lidhje me pedofilin e Jeffrey Epstein.

Në një deklaratë zyrtare të lëshuar nga Pallati Buckingham, thuhet se vendimi u mor “pas konsultimeve të gjata me Mbretin Charles III dhe anëtarët e tjerë të familjes”.

Princi Andrew, 65 vjeç, tha se “nuk dëshiron që polemikat rreth emrit të tij të dëmtojnë më tej reputacionin e monarkisë britanike”.

“Kam vendosur të tërhiqem përfundimisht nga çdo rol mbretëror dhe publik. Do të vazhdoj jetën si qytetar privat, duke respektuar institucionin dhe vendin që i shërbeva për dekada,” – thuhet në deklaratën e tij.

Emri i Princit Andrew është përfshirë në hetimet që lidhen me rrjetin e trafikut seksual të Jeffrey Epstein.

“Siç e kam thënë edhe më parë, i mohoj me forcë akuzat kundër meje”, tha Andrew.

Sarah Ferguson, ish-bashkëshortja e Andrew, gjithashtu pritet të mos përdorë më titullin “Duchess of York”.

Andrew u tërhoq nga detyrat publike në vitin 2019 dhe u rikthye në përkatësitë e tij ushtarake dhe më vonë në patronazhet mbretërore në janar 2022, pasi avokatët e tij nuk arritën të bindnin një gjyqtar amerikan të rrëzonte një padi që e akuzonte atë për abuzim seksual.

Ai i pagoi një shumë të konsiderueshme Virginia Giuffre, e cila e kishte mbijetuar abuzimin seksual me Epstein, e cila pretendoi se Andrew e kishte abuzuar seksualisht kur ajo ishte 17 vjeç.

Ndërkohë, Andrew e ka mohuar vazhdimisht akuzën.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Irani u kërkon rebelëve Huthi të mbyllin rrugën e naftës në Detin e Kuq nëse SHBA godet rrjetin iranian të energjisë

Irani i ka kërkuar Huthëve të Jemenit të jetë gati për të mbyllur rrugën e naftës në Detin e Kuq nëse Shtetet e Bashkuara sulmojnë...
16:29 | 16/07/2026

Gjykata e Moskës hedh poshtë apelin e Euroclear për asetet e ngrira

Një gjykatë në Moskë hodhi poshtë të enjten një apel nga Euroclear kundër një vendimi që ajo duhet të paguajë dëmshpërblim prej 233 miliardë dollar,...
16:24 | 16/07/2026

India urdhëron ndalimin e marinarëve indianë që të udhëtojnë drejt Hormuzit, shkak situata rajonale

India u ka urdhëruar pronarëve të anijeve dhe operatorëve të mos i lejojnë marinarët dhe ekipet e tyre  që të udhëtojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit...
16:12 | 16/07/2026