Princi Harry akuzon “burrat me kostume gri” për sabotim të lidhjes me të atin
Princi Harry ka nisur një sulm të ri ndaj zyrtarëve të lartë të Pallatit të Buckinghamit, duke i akuzuar ata se dëmtojnë përpjekjet e tij për të rregulluar marrëdhënien me të atin, Mbretin Charles.
Në deklarata që kujtojnë kritikat e Princeshës Diana për të ashtuquajturit “burra me kostume gri”, Duka i Sussex pretendon se qarqe anonime brenda Pallatit po i japin shtypit informacione mashtruese me qëllim sabotojnë ribashkimin e shumëpritur.
Mediat e huaja shkruajnë se sipas bashkëpunëtorëve të ngushtë, Princi Harry beson se zyrtarët e lartë të pallatit po zhvillojnë një fushatë të koordinuar për të “ngrirë” çdo përpjekje për të kontaktuar me të atin. “Marrëdhënia midis Dukës dhe Mbretit është një çështje private midis tyre të dyve. Burrat me kostume gri duhet të qëndrojnë larg”, tha një burim pranë Harry-t.
Polemikat u përshkallëzuan kur një raport sugjeroi se kishte plane për një ribashkim gradual publik midis babait dhe të birit. Megjithatë, menjëherë pas kësaj, rrjedhje të tjera informacioni në shtyp pohuan se Harry-t nuk do t’i lejohej kurrë të kthehej si një anëtar “gjysmë-punëtor” i familjes mbretërore.
Sipas raportimeve, takimi i parë i Harry-t me Charles-in në Clarence House u paraqit nga disa në shtyp si “formal dhe i shkurtër”, gjë që e zemëroi Dukën. Në një deklaratë zyrtare, zëdhënësi i tij theksoi se raportimet ishin “trillime të pastra” nga qarqe që duan të sabotojnë pajtimin.
Në të njëjtën kohë, ai sqaroi se Harry i dha të atit një portret familjar të vendosur në kornizë për ditëlindjen e tij, por mohoi që fotografia e paraqiste veten me Meghan-in dhe fëmijët e tyre, siç raportuan disa media.
Sulmi i Harry-t ndaj oborrtarëve të kujton kritikat e Princeshës Diana, e cila kishte akuzuar të njëjtët “burra me gri” për minimin e pozicionit të saj gjatë shpërbërjes së martesës me Charles-in.
Në librin e tij, Spare, Harry përshkroi disa këshilltarë të lartë të Pallatit me terma të ngjashëm, duke folur për “lëvizje makiaveliste” që çuan në tërheqjen e tij dhe të Meghan-it nga detyrat mbretërore në vitin 2020.
Duka i Sussex është përpjekur të ngrohë marrëdhënien me familjen mbretërore kohët e fundit. Plani, i njohur si “Operacioni Të kthejmë Harryn nga i ftohti”, përfshin vizita më të shpeshta në Mbretërinë e Bashkuar – rreth katër ose pesë herë në vit – dhe mundësinë e shfaqjes përkrah mbretit në Lojërat Invictus në Birmingham në vitin 2027.
Pavarësisht përpjekjeve për t’u rilidhur me të atin, marrëdhënia e Harry-t me vëllain, Princin William, duket se mbetet e ftohtë. Një burim tha se “William është në një pikë ku nëse përmendet emri i Harry-t, ai do të kërkojë që biseda të ndalet menjëherë”.
The Sun mbrojti raportimin e saj, duke pretenduar se burimet ishin të besueshme dhe se zyra e Dukës kishte të drejtë të përgjigjej para publikimit.
Megjithatë, Pallati i Buckinghamit nuk pranoi të komentonte, duke lënë tensionin të vazhdojë dhe imazhin publik të familjes mbretërore në qendër të një debati të ashpër.
Lituania me kryeministër të ri, Mindaugas Sinkevicius merr drejtimin e qeverisë
OKB: Epidemia e Ebolës mund t’i kushtojë Afrikës deri në 3.6 miliardë dollarë
Plani i shpenzimeve të qeverisë, kryeministri britanik premton 15 miliardë paund shtesë për mbrojtjen
- 17:13 Lirohen disa nga të arrestuarit në protestën para Kuvendit, mes tyre edhe Dritan Goxhaj
- 17:07 Qeveria miraton “bonusin e verës” për pensionistët, sa do të jetë shuma që do të përfitojnë
- 16:43 Protesta me tensione sot te parlamenti lëndohen 4 policë
- 16:35 Aksidenti tragjik i furgonit të Beratit, policia: 2 viktima dhe 15 të plagosur, oficeri Vatoci jep detaje nga vendi i ngjarjes
- 16:32 SPAK dërgon në gjyq ‘Rrumin’ e Shijakut dhe 7 të pandehur të tjerë
- 16:31 Babai dhe dy djemtë shpallen fajtorë për vrasjen e dyfishtë në Kurjan të Fierit