Prindërit ngurrojnë të vaksinojnë fëmijët kundër COVID-19

3 Nëntor 2021 | 16:41

Prindërit po ngurojnë të vaksinojnë fëmijët të moshës 12 vjeç e sipër. Interesi në ditët e para të nisjes së vaksinimit është i ulët te kjo grup moshë.

Një prind thotë se vetë është i vaksinuar, por nuk ndjehet i sigurt që të vaksinojë fëmijën e tij.

“Po dëgjohet gjithçka për këtë vaksinën. Për fëmijën nuk vendoset kaq kollaj”, thotë ai.

Në ditët e para të nisjes së vaksinimit të fëmijëve 12 vjeç e sipër, interesi i prindërve për t’i vaksinuar ka qenë i ulët.

Vetëm në qendrën numër 6 në kryeqytet, qendër e cila ka nën kontroll mbi 2000 fëmijë, vetëm 10 prej tyre janë vaksinuar, edhe ato mbi moshën 16 vjeç.

“Interesi ka qenë i ulët, një pjesë e fëmijëve janë goxha skeptik për bërjen e vaksinës për fëmijët e tyre”, thotë Besar Hysi, mjek i familjes nga qendra shëndetësore nr. 6.

Ndryshe nga hezitimi për vaksinim të fëmijëve, personat mbi moshën 60 vjeçare tregojnë gatishmëri për vaksinimin me dozën e tretë përforcuese. Nga kjo grup moshë tregojnë  gatishmëri për të bërë dozën e tretë të vaksinës.

 “Pa diskutim fare, kam bërë dhe të gripit. Coronavac, nuk e ndërroj”, thotë një qytetar.

‘Patjetër, unë Pfizer dua”, thotë një tjetër.

“Në datën 3 nëntor do e bëj”, konfirmon një qytetar.  

Doza e tretë e vaksinës për personat mbi 60 vjeç do të jetë e kompanisë së njëjte me dy dozat e para, por ka edhe përjashtime.

“Vetëm në rastet kur ka pasur probleme me dy dozat e para, atëherë mund të bëhet kombinimi me një vaksinë tjetër”, bën të ditur mjeku Besar Hysi.

Deri më tani në Shqipëri është vaksinuar rreth 31% e popullsisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë.
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026