“Prita vdekjen me fëmijët”- babai rrëfen momentet e tërmetit

6 Shkurt 2023 | 20:26

Mohammed Hamza ishte në qytetin sirian të Idlibit kur tërmeti me magnitudë 7.8 goditi në orët e para të së hënës.

Ai tregoi se u ndje i pafuqishëm ndërsa muret e banesës lëviznin, ndërsa fëmijët e tij flinin.

“Unë u zgjova rreth orës 4 të mëngjesit me ndërtesën duke shkuar sa majtas, djathtas prej tërmetit shumë të fortë,” – tregoi ai.

“Shkova menjëherë në dhomën e fëmijëve të mi dhe u ndala para tyre. Nuk mund të bëja asgjë sepse tërmeti ishte shumë, shumë i fortë. U ndala para fëmijëve të mi që flinin dhe prisja vdekjen tonë. Nuk mund të bëja asgjë,” – shtoi Hamza.

Duke qenë se lëkundjet ishin shumë të forta, ai u shpreh se nuk mundi ta lëvizte familjen e tij edhe pse jetonin në katin e parë.

Siç përshkroi Hamza, vala e parë që zgjati rreth 40 sekonda u duk “si vite”.

Pasi mbaroi, ai u largua nga ndërtesa me fëmijët dhe gruan e tij.

“Kam gjetur qindra, mijëra njerëz në rrugë. Të gjithë po bërtisnin. Shumë prej tyre humbën fëmijët e tyre, partnerët e tyre,” – tregoi Hamza.

Ai u shpreh se e çoi familjen e tij në një “vend më të sigurt” në fshatin perëndimor të Aleppos.

“Sapo mbërrita, gjeta dhjetëra ndërtesa të shkatërruara plotësisht në këtë fshat”, tha ai. “Qindra ishin nën rrënoja. Të gjithë po përpiqeshin të bënin diçka.”

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026