Nga Azia në Amerikën Latine, cilat janë vendet më të rrezikuara nga tërmetet
Disa vende të botës janë më të prirura të preken nga tërmetet se të tjerat. Ndaj, nëse planifikoni të udhëtoni apo të jetoni në një nga këto vende, atëherë është me rëndësi të përgatiteni për lëkundjen e radhës. Ja cilat janë ato:
E ndodhur në Unazën e Zjarrtë të Paqësorit, Japonia është e ndjeshme ndaj aktiviteteve tektonike dhe tërmeteve, duke u bërë e para në listë. Tërmeti me bilancin më të rëndë, prej thuajse 20 mijë viktimash ka qenë ai i 11 marsit 2011, që shkaktoi edhe tsunamin që goditi impiantin bërthamor të Fukushimës.
Indonezia përjeton tërmete me fuqi mbi 6 ballë thuajse çdo vit, duke qenë një nga vendet më të prekura nga lëkundjet në botë. Në 2018-n, 9 tërmete tronditën vendin, duke marrë disa mijëra jetë njerëzish.
Edhe Kina ka një histori të gjatë tërmetesh shkatërruese, që kanë marrë mijëra jetë. Në 2008-n, një lëkundje 7.9 ballë tronditi provincën Siçuan dhe la mbi 87 mijë të vdekur. Ishte një ndër tërmetet më fatale të të gjitha kohërave.
Me pozicionin përgjatë Unazës së Zjarrtë të Paqësorit, Filipinet janë një nga vendet që preket më shpesh nga tërmetet në botë. Si pasojë e pozitës gjeografike malore, tërmetet shkaktojnë shpesh herë edhe rrëshqitje toke.
Irani është një tjetër vend që herë pas here lëkundet nga tërmetet për shkak të vendndodhjes mes shumë pllakave arkitektonike. Më i rëndi ka qenë ai i vitit 1990 në provincën e Gilanit, që mori mbi 40 mijë jetë njerëzish.
Lista me 10 vendet më të cenueshme nga tërmetet plotësohet nga: Turqia, Peruja, Shtetet e Bashkuara, Italia dhe Meksika.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë