Pritet dëbimi i aktivistëve: Kritika Izraelit për kapjen e flotiljes me ndihma
Forcat izraelite kanë ndaluar 39 anije që transportonin aktivistë të huaj dhe ndihma humanitare për në Gaza. Flotilja postoi disa video në Telegram, ku shihen disa prej aktivistëve duke mbajtur lart pasaportat e tyre dhe duke pretenduar se ishin rrëmbyer dhe dërguar në Izrael kundër vullnetit të tyre.
Ministria e Jashtme Greke tha se të 27 grekët që morën pjesë në flotilje janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe se nuk ka prova dhune kundër tyre.
Anijet e para u ndaluan rreth 70 milje detare larg bregdetit të Gazës në ujërat ndërkombëtare që monitorohen nga ushtria izraelite, por nuk kanë juridiksion mbi to. Ministria e Jashtme izraelite tha se aktivistët në flotilje po çoheshin në një port izraelit për t’u deportuar. Ata ishin paralajmëruar të ndryshonin kursin.
“Po i afroheni një zone të bllokuar. Nëse dëshironi të dërgoni ndihmë në Gaza, ju lutemi ta bëni këtë nëpërmjet kanaleve përkatëse. Ju lutemi ndryshoni kursin drejt portit të Ashdodit ku ndihma do të inspektohet dhe do të dërgohet në Rripin e Gazës”, tha ushtria izraelite.
Aktivistët në anije pretendojnë se masa izraelite nuk është një akt mbrojtjeje, por një akt dëshpërimi. Më shumë se 400 persona janë arrestuar dhe aktivistët pretendojnë se ata janë shënjestruar me topa uji. IDF pretendon se të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe të sigurt.
Një numër i madh vendesh e kritikuan Izraelin për përgjimin në ujërat ndërkombëtare. Presidenti kolumbian dëboi të gjithë diplomatët izraelitë nga vendi dhe tha se kjo ishte një krim nga ana e kryeministrit izraelit.
Brukseli gjithashtu i mbështeti aktivistët.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta