Problematikat dhe sfidat e punësimit të të rinjve në Tiranë

24 Qershor 2023 | 13:21

Pjesë e tematikave të shqyrtuara në emisionin RinVote në Euroneës Albania ishin dhe sfidat për punësimin e të rinjve në Tiranë.

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Gjendjes Civile, të vitit 2019, Tirana ka një popullësi prej 842,019 banorësh në total, si dhe një sipërfaqe pre 1,111.00 km2.

Prej tyre 70,60% i përkasin grupmoshës 15-64 vjeç, pra moshës që është e aftë për të punuar. Nga numri total i popullësisë 46,7% e banorëve janë nën 35 vjeç duke e renditur Tranën si qytetin me numrin më të lartë të të rinjve në vend.

Femrat përbëjnë 50.5% të popullësisë totale të qytetit me një raport gjinor prej 98 meshkuj për çdo 100 femra. Aktorët që përbëjnë tregun e punës janë të shumtë dhe dinamik megjithatë sektori privat është ai që dominon tregun si në numrin e subjekteve ashtu edhe në numrin e individëve të punësuar.

Sipas Censusit të Popullësisë 2011, “të papunë” konsiderohen personat që gjatë javës së referencës ishin:

  1. pa punë gjatë javës së referencës (as nuk kishin një punë dhe as kryen ndonjë punë (për një orë ose më shumë) kundrejt një page ose përfitimi;
  2. aktualisht të disponueshëm për të punuar (brenda dy javëve që pasojnë javën e referencës);
  3. duke kërkuar punë në mënyrë aktive (gjatë periudhës katër javore që përfundon me javën e referencës kishin ndërmarrë hapa specifike për të kërkuar punë me pagë ose për të ngritur një biznes të tyrin) ose kishin gjetur një punë që do ta fillonin së shpejti (brenda një periudhe prej të shumtën tre muaj).

Ndonëse sipas të dhënave Tirana ka përqëndrimin më të lartë të të rinjve dhe numrin më të lartë të forcës punëtore, papunësia ende mbetet një nga problematikat kryesore lidhur me çështjen e punësimit.

Bazuar në Censusin e Popullësisë 2011, përqindja totale e papunësisë në Bashkinë Tiranë së bashku me Njësitë Administrative ishte 24,3%, ndërkohë që papunësia në nivel kombëtar kap shifrën prej 29,3%.

Ndërkohë shifrat në lidhje me papunësinë e të rinjve ndryshojnë. Sipas po të njëjtit burim, papunësia tek të rinjtë në Tiranë është 48% pra 4,8% më e ulët se shkalla kombëtare e papunësisë së të rinjve.

Lidhur me buxhetin që i dedikohet Drejtorisë së Rinisë shifrat tregojnë se ky buxhet është 4-fishuar nga viti 2015-2020. Në tre vitet e fundit ky buxhet ka qenë:

  • 2018 – 15 milionë lekë të reja
  • 2019 – 15 milionë lekë të reja
  • 2020 – 20 milionë lekë të reja

E njëjta situatë paraqitet edhe në Drejtorinë e Nxitjes së Punësimit. Buxheti i alokuar për “Programin e Nxitjes së Punësimit të Biznesit Rinor” është në vlerën 20.000.000 lekë, ndërkohë që programi “Të Rinjtë dhe të Rejat Drejtë një Profesioni” ka një fond prej 7.100.000 lekësh.

Lidhur me situatën e individëve në rang kombëtar, bazuar në vlerësimet e Anketës së Forcave të Punës 2019, numri i personave në forcën e punës ishte 1430 mijë persona.

Shkalla e pjesëmarrjes në forcën e punës për popullësinë 15-63 vjeç është 69,6%. Ndërkohë, shkalla e punësimit për popullsinë 15-64 vjeç është 61,2 %.

Për Bashkinë Tiranë të dhënat mbi punëkërkuesit e papunë për vitin 2018 paraqesin në total 800 punëkërkues apo aplikantë. Nga këto në gjashtë mujorin e parë të viti janë regjistruar 195 persona të komunitetit Rom dhe Egjiptianë. Ndërkohë numri i ofertave të punës është 600 dhe numri i subjekteve private ofertuese 120.

Në total janë ndërmjetësuar 720 individë dhe janë punësuar 153 prej tyre.

Situata e punëkërkuesve të papunë paraqitet në rënie në vitin 2019, ku numri totali i regjistruar është 490. Nga këto 279 janë meshkuj dhe 211 janë femra. Kërkesa ka pasur edhe nga grupet e margjinalizuara ku 41 individë janë regjistruar nga komuniteti Rom dhe 6 nga personat me aftësi të kufizuar (PAK).

Oferta pune rezultojnë në total 450 dhe subjekte private ofertuese 230. Në total janë ndërmjetësuar 300 individë dhe janë punësuar 68 prej tyre.

Për vitin 2020 të dhënat zyrtare të publikuara i përkasin vetëm gjashtë mujorit të parë të vitit. Nga këto të dhëna regjistrohen në total 37 punëkërkues. Oferta pune në total janë 372 dhe subjekte private ofertuese 45. Në total janë ndërmjetësuar 91 individë dhe janë punësuar 136. Sektorët e punësimit janë të ndryshëm, por për vitin 2019, në qarkun e Tiranës, punësimi në bujqësi zë një përqindje shumë të vogël të punësimit gjithsej (7,3 %). Pjesa më e madhe e të punësuarve janë të angazhuar në sektorin e shërbimeve (66,3 %) dhe një peshë të konsiderueshme zë edhe industria (26,3 %).

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026