Probleme me trarët e ndërtesës, mbyllet galeria “Campana” në muzeun e Luvrit

17 Nëntor 2025 | 19:21

Muzeu i Luvrit ka mbyllur përkohësisht një nga galeritë e tij si masë paraprake, pasi një audit zbuloi dobësi strukturore në disa nga trarët e ndërtesës. Galeria Campana, e cila ka nëntë dhoma të dedikuara për qeramikën e lashtë greke, do të mbyllet.

Mësohet se do të kryhen hetime mbi disa trarë që mbështesin dyshemetë e katit të dytë. Galeria Campana ndodhet në katin e parë në krahun Sully në skajin lindor të kompleksit, me katin sipër saj të identifikuar nga muzeu si kat me probleme strukturore. 65 personat që zakonisht punojnë atje po zhvendosen ndërsa zhvillohen hetime të mëtejshme.

“Gjatë këtyre hetimeve, Galeria Campana … do të jetë e mbyllur për publikun si masë paraprake”, thuhet në deklaratë.

Njoftimi nuk ka lidhje me vjedhjen e fundit. Një bandë prej katër personash bastisi Luvrin në mes të ditës muajin e kaluar, duke përdorur një shkallë të zgjatshme duke vjedhur bizhuteri me vlerë rreth 102 milionë dollarë.

Përpara vjedhjes, administratori kryesor i muzeut kishte paralajmëruar për kushtet brenda ish-pallatit mbretëror, i cili u vizitua nga 8.7 milionë njerëz vitin e kaluar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026