Problemet me pajisjen e identifikimit biometrik vonojnë nisjen e votimit në disa qarqe

25 Prill 2021 | 07:46

Problemet me pajisjen e identifikimit biometrik kanë vonuar nisjen e procesit të votimit në disa qarqe të vendit.

Në shkollën “Jani Minga” në Vlorë ka pasur vonesë për fillimin e procesit të votimit. Shkak për këtë situatë është bërë vendosja në punë e pajisjes së identifikimit biometrik dhe të vonesës nga ana e operatorëve.

Ndërkohë qendra e votimit 3030/1 në qendër të qytetit të Fierit nuk nisur votimin, pasi nuk funksionojnë aparaturat.

Po kështu probleme ka edhe në dy qendra votimi në Librazhd, 27071 dhe 27061. Procesi i votimit nuk ka nisur për shkak të një problemi me energjinë elektrike.

Sakaq, në bashkia Has, një qendër votimi probleme me pajisjen e identifikimit biometrik.

Po kështu, deri më tani 5 qendra në qarkun Kukës nuk kanë nisur ende votimin. Në Elbasan ka probleme në disa qendra votimi, pasi po ndërrohen komisionet.

Në shkollën “Janaq Kilica” në qendrën e votimit 3004/1, në KZAZ 59 është bllokuar pajisja identifikuese e zgjedhësve. Në nisje të procesit ishte në rregull dhe mundën të votonin rreth 10 qytetarë, por tashmë nuk punon.

Probleme ka pasur edhe në dy qendrat e votimit 688 dhe 681 në Lezhë pasi nuk janë paraqitur operatorët e pajisjeve elektronike.

Gazetari i Euronews Albania, Merin Maçi mori një prononcim të kryetarit të KZAZ Peshkopi i cili tha se 70% e qendrave në këtë bashki kanë nisur punën normalisht.

Tri qendra në Krastë të Bulqizës nuk ka filluar procesi i votimit për shkak se operatori nuk ka marrë pajisjen e identifikimit biometrik. Procesi pritet fillojë manualisht.

I pyetur nëse do të ketë një shtyrje të orarit të votimit në qendrat ku procesi ka nisur me vonesë, kryetari u shpreh se vonesa do rikuperohet gjatë ditës. Megjithatë ai shtoi se në rast se do ketë votues në derën e QV edhe pas orarit zyrtar ata do ta ushtrojnë të drejtën e votës.

Tri qendra votimi ne Shijak nuk kanë nisur procesin e votimit nuk funksionon pajisja e identifikimit biometrik sipas njërit prej anëtarëve të KZAZ nr. 25 Shijak. I pyetur pse nuk vazhdojnë manualisht, u shpreh se duhet vendim nga KQZ.

Në Kuçovë ka pasur probleme në 7 qendra me identifikimin elektronik, 4 janë rregulluar, ndërsa 3 kanë filluar identifikimin manual të votuesve.

Edhe në Krujë ka probleme me pajisjet biometrike. Ka nisur procesi deklaron KZAZ 20, por aparaturat kanë shfaqur probleme. Në 5-6 qendra është pezulluar procesi deri në një përgjigje nga KQZ.

Identifikimi biometrik në të gjitha qendrat e votimit përdoret për herë të parë në një proces zgjedhor në vend.

Në udhëzimet e KQZ thuhet se në rastin e hasjes së problemeve me pajisjen e identifikimit biometrik të votuesve, atëherë pajisja zëvendësohet.

Në rastet kur një gjë e tillë do të vonohet, atëherë procesi i votimit mund të nisë edhe manualisht.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë

Në emisionin “E Vërteta me Fjalë” në Euronews Albania, Baton Haxhiu, autori i emisionit analizon fenomenin e votave të pavlefshme dhe sipas tij ky është...
11:57 | 08/05/2021

Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj

Në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, u përdor për herë të parë vota preferenciale. Por, listat nuk ishin plotësisht të hapura pasi siç e tregon...
19:36 | 03/05/2021

Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike

Kryetari i partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi ka dhënë dorëheqjen si drejtues kësaj force politike pas rezultatit zhgënjyes që mori në zgjedhjet parlamentare të 25...
13:00 | 02/05/2021