Fëmijët e fshatit Mazhë ky vit mësimor, i gjen pa shtëpi dhe shkollë

7 Shtator 2020 | 17:04

Një javë përpara nisjes së vitit të ti shkollor, fëmijët e fshatit Mazhë në Fushë Krujë, shtëpitë e të cilëve u prishën nga tërmeti 10 muaj më parë, nuk i kanë nisur ende përgatitjet.

Jetesa në çadra e bën më të vështirë rikthimin në shkollë, megjithatë fëmijët mezi e presin “arratisjen” nga çadra.

“Shumë mirë, edhe në çadër nuk rrihet, më mirë në shkollë. Asnjë gjë s`kemi marrë njëherë për njëherë. Çantën se kemi marrë do ta marrim, as librat jo se s`kanë dalë”, shprehet një djalë i vogël.

“Unë po e pres me padurim sepse shkolla është e rëndësishme por ama kemi edhe frikë prej pandemisë. Mesa dimë mund të bëjmë mësim një javë po, një javë jo. Një javë në shkollë, një javë online” thotë një nxënëse.     

Ata janë të detyruar të udhëtojnë disa kilometra për të shkuar në shkollën e Fushë-Krujës, pasi shkolla e tyre e dëmtuar nga tërmeti, ende nuk është rindërtuar.

Edhe pse tabela për realizimit e punimeve pranë shkollës së shembur, tregon se afati i përcaktuar për nisjen e tyre ka qenë muaji qershor i këtij viti, ndërsa përfundimi dhjetor 2020, pamjet tregojnë se punimet ende nuk kanë filluar.

Fëmijët tregojnë se në shkollën e Fushë-Krujës ku duhet të shkojnë ka dhe shfaqje bullizmi.

“Atje nuk na pranojnë, rrinë tu sha. Na shajnë, fshatar”, shprehet një nxënës.

Për familjet e mbetura në çadra, pandemia e Covid-19 është një barrë e dyfishtë. Ruajtja e higjienës, është një nga masat kryesore për parandalimin e covid-19, por në çadra e kontenierë tualetet dhe dushet mungojnë. Në kushte të tilla, nëna e trinjakëve të familjes Prrini shprehet e shqetësuar për shëndetin e fëmijëve të saj.

“Shumë  e vështirë është me këtë situatë, sidomos me këtë sëmundje që ka hyrë, shumë  e vështirë është për 3 fëmijët që të fillojnë mësimet në çadër”, thotë ajo.

Keni dush? Jo, kemi një banjo të vjetër ku lahen fëmijët, ngrohim ujë me kova si dikur.

Paradoksale, por nga çadrat fëmijët kanë bërë edhe mësim online.  Ata shprehen se mësimet i janë dukur të vështira dhe se kjo metodë nuk ju pëlqen.

Si ishte mësimi online nga telefoni?

“Keq nuk mësonim asnjë gjë. Nuk i kuptoja hiç.

Po detyrat ku i ke bërë gjatë kësaj kohe?

Mbi krevat.

Mësimi online nuk bëhet, në shkollë e sqaron më mirë mësuesja, kurse online folin e shkruajnë krejt përnjëherë, nuk kuptohen.

Mësim online nuk bëhet, ngaqë ngatërrohesh, në çadër është vapë, në dimër është ftohtë, kështu që më mirë në shkollë. Shkollën e bëjmë në Fushë -Krujë, lodhesh…    

Me ardhjen e vjeshtës jetesa në çadra dhe kërcënimi nga virusi covid 19, e bëjnë më të vështirë procesin mësimor për qindra nxënës që do të rikthehen në shkolla nga zonat e tërmetit.   

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021