“Proces i padrejtë”, Mediu: S’i jam fshehur drejtësisë, 10 vite s’pata asnjë akuzë

30 Nëntor 2023 | 16:23

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu foli për mediat pas seancës gjyqësore për Gërdecin, në të cilën tha se kishte marrë pjesë në respekt të drejtësisë.

Ai tha se i kërkonte ndjesë familjarëve të cilët humbën njerëzit e dashur në atë tragjedi, por theksoi se ndjesën e tij e ka shprehur duke dhënë dorëheqjen dhe nuk mund ta zhbënte më atë çfarë ka ndodhur.

“Ky proces duhet të jetë i ligjshëm dhe i ndërtuar në mënyrë të barabartë për të gjitha palët. Mendoj se është shkelur një nga pikat më të rëndësishme të garancisë së procesit gjyqësor që ka të bëjë me parashkrimin. Gjykata e Lartë ka thënë që nuk ka pezullim parashkrimi për ekzekutimin e vendimit, që do të thotë që një njeri i dënuar që fshihet, largohet për t’i shpëtuar dënimit, pas një kohe është i pafajshëm. Për mua, për 10 vjet nuk ka pasur asnjë akuzë, asnjë ngarkesë penale. Për më tepër, kam qenë këtu, as i jam fshehur proceseve, as i jam fshehur drejtësisë dhe kjo shkelje është tërësisht flagrante,” – u shpreh Mediu.

Ai nënvizoi se ka qenë gjithmonë në dispozicion të drejtësisë për këtë çështje, por tashmë afatet ligjore kanë kaluar dhe çështja duhet të ishte parashkruar.

Ish-ministri shtoi se drejtwsia po shkel një nga pikat më të rëndësishme të garancisë së procesit gjyqësor që ka të bëjë me parashkrimin.

“Ky proces duhet të jetë i ligjshëm dhe i ndërtuar në mënyrë të barabartë për të gjitha palët. Mendoj se është shkelur një nga pikat më të rëndësishme të garancisë së procesit gjyqësor që ka të bëjë me parashkrimin. Gjykata e Lartë ka thënë që nuk ka pezullim parashkrimi për ekzekutimin e vendimit, që do të thotë që një njeri i dënuar që fshihet, largohet për t’i shpëtuar dënimit, pas një kohe është i pafajshëm.

Për mua, për 10 vjet nuk ka pasur asnjë akuzë, asnjë ngarkesë penale. Për më tepër, kam qenë këtu, as i jam fshehur proceseve, as i jam fshehur drejtësisë dhe kjo shkelje është tërësisht flagrante”, tha Mediu.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

GJKKO dënon me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishajn, 35 vite burg për Julian Meçajn

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dënuar me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishajn dhe me 35 vite burg Julian Meçajn,...
10:12 | 26/06/2026

Rikthehet MABCO në Aeroportin e Vlorës pas vendimit të Gjykatës së Lartë, pritet rinisja e punimeve

Pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës së Lartë, përfaqësuesit e kompanisë MABCO, së bashku me nënkontraktorët e saj, pritet të rikthehen këtë të premte në...
09:07 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026