Procesi për zgjedhjen e presidentit nuk është transparent, sipas analistit

16 Maj 2022 | 21:18

Analisti Erlis Çela thotë se procesi për zgjedhjen e presidentit të ri nuk është transparent dhe serioz.

Në emisionin “Now” në “Euronews Albania”, Çela u shpreh se procesi është i paqartë sepse nuk dihet se mbi ç’bazë kërkohet konsensusi për zgjedhjen e Kreut të ri të Shtetit.

“Unë mendoj që së pari palët nuk kanë qenë të qarta për çfarë po diskutohet. Asnjë, përveç atyre që janë ulur në Kryesinë e Kuvendit, se e di çfarë është baza e këtij konsensusi që kërkohet. Mbi ç’bazë kërkohet konsensusi? Këtu është e paqartë dhe procesi është jo transparent”, tha Çela.

Sipas tij, në seancën e sotme mazhoranca duhet të kishte një propozim.

“Konsumojmë raundet për të shkuar në një skenar që të gjithë e dimë. Mazhoranca do e zgjedhë vetë presidentin. Procesi më le një shije të keqe sepse nuk është serioz. Mazhoranca duhet të shkonte me një propozim sot në parlament, për t’i dhënë seriozitetin e duhur”, deklaroi Çela.

Këtë të hënë ka dështuar raundi i parë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Në seancën plenare nuk u paraqit asnjë kandidaturë, ndaj dhe nuk pati votim.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026

“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje

Blendi Gonxhja, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë të enjte në Now mbi protestën qytetare. Përfaqësuesi i qeverisë ka bërë një kronologji...
22:02 | 02/07/2026

Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia

Blendi Gonxhja, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë mbrëmje në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania në lidhje me protestën qytetare...
21:41 | 02/07/2026