Prodhimi i lakrës së Brukselit del me defekte në Jagodinë, fermerët drejt falimentimit

27 Shkurt 2026 | 19:53

Në zonën bujqësore të Jagodinës, në Elbasan, fermerët po përballen me një situatë të pazakontë që rrezikon seriozisht të ardhurat e tyre. I gjithë prodhimi i lakrës së Brukselit këtë sezon ka rezultuar me probleme cilësie, duke e bërë produktin të patregtueshëm dhe jashtë standardeve të kërkuara nga tregu.

Sipas fermerëve, mbi 80 për qind e prodhimit ka dalë me defekte, duke shkaktuar humbje të konsiderueshme financiare dhe duke i vënë shumë prej tyre përballë rrezikut të falimentimit.

Një fermer theksoi se: “Dëmi im për momentin është mbi 8 milionë lekë. Mbi 80% e prodhimit ka dalë me këtë problem… Kërkojmë dëmshpërblim.”

Fermerët hedhin dyshime mbi cilësinë e farës ose fidanëve, ndërsa agronomët, sipas tyre, e lidhin problematikën me ngricat e këtij sezoni. Megjithatë, ata kundërshtojnë këtë argument, duke theksuar se parcela të mbjella në të njëjtën periudhë nuk kanë shfaqur të njëjtin fenomen.

“Është viti i parë që na ndodh kjo… Dua të më dëmshpërblejnë për humbjen që kam”, shprehet një qytetar.

Gjatë këtij sezoni, shumica e fermerëve e kishin orientuar prodhimin drejt lakrës së Brukselit, duke synuar një vit të suksesshëm në tregjet e huaja. Por cilësia e dobët e prodhimit ka vënë në pikëpyetje jo vetëm fitimet e këtij viti, por edhe vijimësinë e aktivitetit për dhjetëra familje të vetëpunësuara në sera.

Një tjetër fermer kërkon dëmshpërblimin: “Lakra na ka dalë me dy kokë. Nuk është për treg… Duam dëmshpërblim.”

Fermerët deklarojnë se kanë trokitur në disa dyer për zgjidhje, por deri më tani nuk kanë marrë një përgjigje konkrete.

“Nuk kam prerë asnjë rrënjë lakre dhe nuk kam për të prerë… Për ankesa i kemi dyert të mbyllura”, tha fermeri.

Bujqësia mbetet sektori prioritar në zonën e Bujqës–Jagodinës. Nga 172 hektarë tokë bujqësore, rreth 80 hektarë janë të mbuluara me sera, ku kultivohen kryesisht perime për eksport. Çdo vit, nga kjo zonë eksportohen mbi 3 mijë tonë lakër Brukseli, një produkt me kërkesë të lartë në tregjet e huaja.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026