Prodhuesit e luleshtrydhes në Fier: Shteti të na ndihmojë me subvencione

2 Mars 2024 | 17:09

Luleshtrydhja është një ndër prodhimet kryesore të bujqësisë që shkon për eksport. Zona e Frakullës dhe Kafarajt në Fier njihen si prodhuesit kryesor të saj.

Me gjithë zhvillimet dhe luahatjet e tregut ndër vite fermerët vazhdojnë t’i qëndrojnë besnik kultivimit të saj. Ata shprehen se nevojitet më shumë vëmendje dhe mbështetje me subvencione. Kriteri mbi sipërfaqen për të përfituar mbështetje vë në vështirësi prodhuesit e vegjël.

“Për momentin çmimi mirë ka qenë 2 mijë 3 mijë për kg. Sot e merr eksporti me 2 e 800. Është hapur rruga se dje e pardje ishte bllokadë dhe donte arkën me 10 mijë lekë, po nuk qe rruga e hapur ne jemi të falimentuar. Me 2 mijë lekë nuk nxjerrim dot shpenzimet. Do ishte gjë e mirë të subvencionohej po kërkojnë nga 1 hektar e lart. Nuk i bëjmë dot 1 hektar sera ne më të vegjlit bëjmë nga 2-3 dynum dhe nuk kujtohet njeri. Në bazë të prodhimit aq sa ke”, tha për Euroneës Albania një fermer.

Një tjetër problem është edhe ai që lidhet me kostot mbi blerjen e plastmasit cilësor.

“Kushtet të ishin më të mira se për ngrohje nuk arrijmë dot. Për ngrohje jo e jo por të ishte cilësia e plasasit më e mirë, se ne ngaqë nuk kemi marrim plastmas pak më të dobët nuk marrim më të mirin. Të ishte e kontrolluar si për plastmasit dhe fidanin të vinte një markë e mirë që e do zona këtu. Se mbjellim disa lloj dhe nuk e dim si dalin. Të kishte agronom, si dhe të kishte një laborator këtu”, tha një tjetër fermer.

Sipas kultivuesve të këtij fruti mjaft të kërkuar në treg ka ardhur momenti që në zonë të investohet për ngritjen e një fabrike përpunimi e cila do të mund të prodhonte lëngje dhe nënprodukte të tjera të këtij fruti. Kjo do të ishte një alternative për të mos çuar dëm prodhimin që mbetet pa shitur në treg.

Për shkak të prodhimit cilësor lyleshtrydhja shqiptare gjendet në mjaft tregje europiane.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministri Salla takim me fermerët në Korçë: Dëmshpërblimet për përmbytjet do jepen së shpejti

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla këtë të martë zhvilloi një takim me përfaqësues të bizneseve të bimëve medicinale dhe fermerë të zonës...
16:01 | 14/07/2026

Zjarr në Novoselë, zjarrfikëset në vendngjarje. Rrezikohen banesat pranë (VIDEO)

Një vatër aktive zjarri është aktive këtë të martë në Novoselë. Zjarri ka rënë në një hapësirë me shkurre, barishte por edhe ullinj. Sipas informacioneve...
15:17 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026