Kompanitë në Shqipëri, nuk e kanë ende kulturën e rritjes së performancës.
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se vendi ynë ka nivelin më të ulët të produktivitetit të punës në Rajon dhe një ndër më të ulëtit në Europë.
“Lidhet shumë me mungesën e modernizmit, duke mos pasur fare skema sesi maten rezultatet dhe eficensa e punonjësit në punë dhe nuk bëjnë analiza paraprake e të kuptojë se sa një punonjës punon brenda një 8-orarëshi.” –thotë eksperti i punësimit, Erion Mucha.
Faktorët kryesorë që përcaktojnë nivelin e produktivitetit janë investimet në asete fikse, përdorimi i teknologjive të reja në prodhim dhe cilësia e kapitalit njerëzor ose aftësitë e forcës së punës apo dhe informaliteti.
Më tej, eksperti sqaron se shumë pak kompani në Shqipëri kanë mundësinë për të matur të dhënat, vetëm 10% i tyre në nivel kombëtar.
Ndërkohë mungesa e produktivitetit, reflektohet dhe në gjëndjens psikosociale të punonjëve, duke luajtur një rol ky.
Sociologia, Entela Binjaku shpjegon se punonjësit priren të jenë më pak të angazhuar, nëse shfaqin rëndesa psikologjike.
“Është e mundimshme për një punonjës që mendimin e parë e ka ‘obobo si do shkoj në punë, si do përballoj ata që më presin në vendin e punës’. Mendoj se dikush që niset në punëme këto mendime është i prirur të jetë më pak i angazhuar, i rënduar psikologjikisht dhe në vend të mendojë si do jetë profesionist, i duhet të mendojë përballimin e pabarazisë që gjen në vendine punës.” –sqaron ajo.
Sipas të dhënave nga Organizata Ndërkombëtare e Punës, Prodhimi i Brendshëm Bruto për orë pune në Shqipëri vitin e kaluar vlerësohej në 16.5 dollarë ndërkombëtarë.
Ky tregues është rritur me 5.8% krahasuar me vitin 2022, por hendeku me vendet fqinjë të rajonit ngelet i konsiderueshëm.
Mes vendeve të rajonit, Shqipëria paraprihet nga Serbia, me 20.6 dollarë, Bosnje Hercegovina, me 21.5 dollarë, Maqedonia e Veriut, me 22.7 dollarë, dhe Mali i Zi, me 25.8 dollarë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Puna në të zezë, zbulohen mijëra raste në Shqipëri, kryesisht në ndërtim dhe tregti
- Del jashtë kontrollit zjarri në Malin e Thatë, vështirësohet puna e zjarrfikësve