Profesor Romeo Hanxhari i bën thirrje qytetarëve të shkojnë të votojnë
Profesori Romeo Hanxhari tha se kishte shkuar për të votuar, duke ushtruar kështu të drejtën e votës dhe situata sipas tij është normale me një pjesëmarrje konstante.
“Pjesëmarrja është normale dhe nuk ka dyndje. Unë vura re kishte një pjesëmarrje konstatnte, pra nuk kishte momente pa votues dhe ka premisa për pjesëmarrje të lartë,” shprehet ai.
Hanxhari tha se sheh interesim të njerëzve dhe për këtë ka ndihmuar fushata për pjesëmarrje në votim.
“Këto zgjedhje janë më të rëndësishme se ato të dekadës të fundit dhe diskutohen çështje madhore. Në këto ditë ka pasur nxitje nga ndërkombëtarët edhe për mos blerje të votëes. Kjo është diçka pozitive, por duhen të na bëjë të reflektojmë se kjo ndoodhi për herë të parë, që japin mesazhe për këtë dukuri negative.
Në fund të intervistës z. Hanxhari i bëri thirrje qytetarëve për pjesëmarrje në votim.
“Duhet t’i nxisim njerëzit të votojnë për shkak se është momenti, që çdo qytetar mund të merret me politikën dhe nëse nuk merret do merret me politika me të. Atmosfera është e qetë dhe nuk vihen re probleme dhe qytetarët duhet të dalin të gjithë në votime,” bën thirrje z.Hanxhari.
Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë
Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj
Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike
- 13:39 Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!
- 13:35 Kryeministri hungarez kërkon nga BE-ja rimbursimin e gjobave për emigracionin
- 13:27 Andy Burnham emërohet zyrtarisht udhëheqësi i ri i Partisë Laburiste
- 13:24 Bashkimi Evropian propozon zgjerimin e tregut të karbonit për fluturime
- 13:21 Netflix zbulon shifrën: Rreth 300 produksione kanë përdorur Inteligjencën Artificiale në vitin 2026
- 13:02 “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla