Programi për studentët, Teliti: Stazh njëvjeçar të paguar, Pëllumbi: U kemi plotësuar shumicën e kërkesave
Kandidatët për deputetë Arben Pëllumbi nga PS dhe Dorjan Teliti nga PD prezantuan në emisionin “Rinvote” në Euronews Albania programet politike për sa i përket të rinjve për katërvjeçarin e ardhshëm.
Aktivisti Dosti Banushi u kërkoi dy kandidatëve shpjegime se përse një studenti ekselence i ofrohet sot si mundësi vetëm një vend pune në administratë me 40 mijë-50 mijë lekë në muaj, ndërkohë që po të emigrojë ai mund të përfitojë shumë më tepër. Banushi i kujtoi kandidatëve protestat e studentëve për më shumë kushte, cilësi mësimdhënie dhe jo “intershipe njëmujore”.
Dorjan Teliti u shpreh se programi i PD-së parashikon “uljen e tarifave dhe përmirësimin e infrastrukturës së universiteteve”. Ai këmbënguli se me projektin politik të PD-së “rriten shpërblimet financiare për pedagogët” dhe “nxitet zhvillimi i kërkimeve shkencore”.
Për sa i përket “intership”-eve, Teliti theksoi se PD kërkon ta heqë këtë praktikë dhe ofron “stazh pune njëvjeçar, ku të rinjtë do të paguhen nga qeveria dhe jo nga sipërmarrjet”.
Në përgjigjen e tij Pëllumbi u përqendrua te protesta e studentëve. Ai tha se pjesa më e madhe e kërkesave të tyre janë siguruar. Për këtë ai përmendi autonominë e universiteteve, “karta e studentit është bërë realitet për 45 mijë studentë”, ndërsa “heqja e tarifës për futjen në universitete do të eliminonte autoniminë”. “Të rinjtë tashmë janë pjesë e bordeve dhe keni të drejtë të thoni fjalën tuaj dhe të diktoni vendimmarrjen,” – tha Pëllumbi.
“Në 2013-ën kur erdhëm në pushtet papunësia në brezin deri 30-vjeç ishte 45%, është ulur deri në 21%, është akoma e lartë sepse papunësia në vend është 11%, por papunësia nuk ulet nëse nuk rrisim ekonominë gjithçka është e lidhur me vizionin e punësimit,” – pretendoi kandidati i PS-së.
Për sa i përket pagave të kënaqshme për “ekselencën”, Pëllumbi u shpreh se “për këtë duhet të shkojmë te ekonomia”.
Ja zona e “dhunuar” në Tiranë/ Alba Kepi: PD do ta kishte qeverisur ndryshe bashkinë
Sa i ndihmon karta e studentit të rinjtë sot? Merkoçi: Janë mbi 200 shërbime
Nxehet debati për Kukësin: Ju ka kapur frika se do të humbisni, të humburit jeni ju
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit