Progresi në Kosovë e Shqipëri, KE: Vendet të forcojnë sundimin e ligjit
Komisioni Europian kërkon nga Shqipëria dhe Kosova të shtojnë përpjekjet e tyre për të forcuar sundimin e ligjit dhe për të mbrojtur fjalën e lirë. Në raportet e dërguara, për të dy vendet nuk mungojnë as vlerësimet, veçanërisht në klimën e biznesit.
Komisioini Europian publikoi të mërkurën raportet vjetore të progresit për vendet që synojnë anëtarësimin në BE.
Në dokumentin për Kosovën thuhet se autoritetet e vendit mbeten të përkushtuara në rrugën drejt integrimit evropian, pas aplikimit për anëtarësim në dhjetor 2022.
Heqja e vizave këtë vit për qytetarët e Kosovës konsiderohet arritje në raport, ndërkohë që trajtohet gjatë edhe raporti i nderë që ka vendi me qeverinë Serbe.
Në këto pika, Shqipëria ka avancuar ndër vite, çka në raportin për vendin tonë shihen se me notë pozitivë në hapin drejt integrimit.
Edhe në luftën kundër krimit të organizuar dhe klimës së biznesit është bërë përparim nga të dy vendet.
Megjithatë, Komisioni Europian kërkon nga të dy shtetet të intensifikojnë përpjekjet e për të forcuar sundimin e ligjit e administratën publike, si dhe për të mbrojtur lirinë e shprehjes, veçanërisht lirinë e medias.
Raporti i përbashkët për të dy vendet dërgohet në një moment kur Shqipëria ka hapur kapitullin e parë për çeljen e negociatave, ndërsa Kosova si një shtet i ri po aspiron që të plotësojë kushtet më shpejt për t’u bërë pjesë e Unionit.
LEXONI GJITHASHTU:
BE ndaj institucioneve të Kosovës: Ndaleni menjëherë rrënimin e villave në Ujman!
Haxhiu dekretoi largimin e 20 prokurorëve serbë, reagon Ambasada e SHBA-së në Prishtinë
Haxhiu: Të premten do të caktoj datën e seancës konstituive të Kuvendit
- 22:22 Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë
- 22:19 Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë
- 22:17 SHBA kërcënon me sanksione kompanitë kineze për vjedhjen në fushën e inteligjencës artificiale
- 22:16 Irani paralajmëron SHBA-në dhe aleatët: Çdo sulm do të marrë përgjigje të fortë
- 22:12 SHBA pritet të nënshkruajë marrëveshje me Arabinë Saudite për programin bërthamor civil
- 22:05 Vjedhja në Postën e Durrësit, Llabani: Ish-drejtoresha njihej si frekuentuese kazinosh, pas saj ka persona të tjerë