Projekligji i mbështetur nga Donald Trump, dështon në Dhomën e Përfaqësuesve

20 Dhjetor 2024 | 07:22

Një projektligj mbi shpenzimet ofruar nga republikanët dhe i mbështetur nga Presidenti i zgjedhur Donald Trump dështoi gjatë një votimi të enjten pasdite në Dhomën e Përfaqësuesve. Ky zhvillim e lë Kongresin pa një plan të qartë për të shmangur mbylljen e qeverisë ndërsa afatet për financimin e saj skadojnë mesnatën e së premtes.

Në mbështjetje të projektligjit votuan 174 ligjvënës dhe kundër tij 235, duke e hedhur në këtë mënyrë poshtë planin e hartuar me nxitim nga udhëheqësit republikanë, pasi Presidenti i zgjedhur Donald Trump dhe miliarderi Elon Musk prishën një marrëveshje të mëparshme dypartiake.

Pavarësisht mbështetjes që dha zoti Trump për projekligjin republikan, 38 republikanë votuan kundër tij, përfshirë të gjithë demokratët, përveç tre prej tyre.

Republikanët konservatorë që votuan kundër thanë se ai nuk parashikonte një reduktim domethënsë të shpenzimeve qeveritare.

Udhëheqësi i pakicës demokrate, Hakeem Jeffries e quajti projektligjin “qesharak”.

Udhëheqësi i shumicës në Senat, demokrati Chuck Schumer, tha të enjten në mbrëmje se: “Dështimi i projektligjit në Dhomën e Përfaqësuevse është një gjë e mire. Tashmë ka ardhur koha për t’u rikthyer tek marrëveshja dypartiake, që arritëm”.

Financimi i qeverisë përfundon mesnatën e së premtes. Nëse ligjvënësit nuk arrijnë ta zgjasin afatin, qeveria do të fillojë një mbyllje të pjesshme duke ndërprerë fondet për gjithçka, nga ato agjenci që merren me sigurinë në kufi, tek parqet kombëtare, si dhe duke rrezikuar që më shumë se 2 milionë punonjës federal të mos paguhen. Administrata e Sigurisë në Transport paralajmëroi se udhëtarët gjatë sezonit të ngarkuar të festave mund të përballen me radhë të gjata në aeroporte.

Projektligji i ofruar nga republikanët ishte kryesisht i ngjashëm me versionin e mëparshëm që zoti Musk dhe zoti Trump e kishin cilësuar si një dhuratë e çuar dëm për demokratët.

Sipas tij financimi i qeverisë do të ishte zgjatur deri në mars. Deri atëherë zoti Trump do të jetë në Shtëpinë e Bardhë dhe republikanët do të kontrollojnë të dyja dhomat e Kongresit.

Presidenti i zgjedhur Donald Trump e cilësoi “sukses” hartimin e planit të ri për të financuar qeverinë që parashikonte dhe heqje të tavanit të borxhit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka synuar t’i sigurojë aleatët e Gjirit Persik se Uashingtoni do të mbetet “plotësisht i harmonizuar” me partnerët rajonalë,...
21:28 | 24/06/2026

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

Bitcoin ka rënë me rreth 5% të mërkurën, duke zbritur nën nivelin psikologjik prej 60,000 dollarësh, mes një presioni të shtuar të shitjeve në tregjet...
20:10 | 24/06/2026

Trump: Irani po bën lëshime të mëdha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar të mërkurën se Irani po ofron lëshime të rëndësishme në kuadër të negociatave që po zhvillohen...
20:07 | 24/06/2026