“Projekt madhor harta e re gjyqësore”, kryetarja e KLGJ raporton në Kuvend

3 Korrik 2023 | 11:00

Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami, ka paraqitur në Kuvend raportin e institucionit që drejton për vitin 20222.

Në fjalën e saj ajo theksoi se projekt madhor gjatë vitit 2022 ka qenë zbatimi i hartës së re gjyqësore.

Më tej ajo tha se nga kjo hartë kanë marrë efektet e para.

“Një tjetër përparësi referuar rekomandimit numër 2 të rezolutës së Kuvendit ishte plotësi i vendeve vakante në Gjykatën e Posaçme të Apelit t për korrupsion dhe krimin e organizuar dhe në Gjykatën e Shkallës së Parë. Janë sjellë 7 gjyqtarë të rinj në këto gjykata përmes ngritjes në  detyrë dhe skemës së delegimit.

Aktualisht në Gjykatën e  Apelit për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar ushtrojnë funksion 10 gjyqtarë, ku katër janë gjyqtarë të rinj. Ndërsa në Gjykatën e Posaçme të shkallës së parë për korrupsion dhe krimin e organizuar ushtrojnë detyrën 9 gjyqtarë. Tre kandidatura janë në proces shqyrtimi dhe 3 kandidatura janë në proces shqyrtimi.

Projekt madhor ka qenë zbatimi i hartës së re gjyqësore. Jemi në fillimin e marrjes së  efekteve të hartës së re gjyqësore”- tha ajo.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026