‘Projekt ogurzi’, aktivistët kundërshtojnë marrëveshjen për Butrintin

12 Korrik 2022 | 10:09

Këtë të martë në Komisionin e Ekonomisë po shqyrtohet dekreti i presidentit për kthimin e ligjit për administrimin e Parkut të Butrintit nga Fondacioni shqiptaro-amerikan për Zhvillim për 10 vitet e ardhshme.

Kjo marrëveshje është kundërshtuar edhe nga Shoqëria Civile, e cila sot po zhvillon një protestë para Kuvendit.

“Ne bien dakord për ta mbrojtur Butrintin nga pushtuesit në kërë rast. Kryetari i Bordit thotë që Saranda dhe Butrinti janë greke dhe u janë lënë rastësisht Shqipërinë, e parë në këtë këndvështrim dhe e kundërshtojmë këtë projekt ogurzi”, u shpreh Aulon Kalaja.

Pak javë më parë, Meta riktheu për rishqyrtim në Kuvend, marrëveshjen për administrimin e Parkut të Butrintit.

Sipas tij,  Parku i Butrintit nuk mund të administrohet nga organizma shoqërore, të tilla si OJF-të. Në argumentet e dhëna nga presidenti, nënvizohej se kjo marrëveshje cënon dispozita konkrete të Kushtetutës dhe parimet kushtetuese të shtetit të së drejtës.

Më herët, Kuvendi miratoi me 75 vota pro, ligjin për administrimin e Parkut të Butrintit nga Fondacioni shqiptaro-amerikan për Zhvillim për 10 vitet e ardhshme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026