Projektbuxheti për vitin e ardhshëm, Ornela Liperi: Është optimist, por me hile
Ditën e sotme qeveria ka miratuar projektbuxhetin e vitit të ardhshëm, që ka si synim rimëkëmbjen ekonomike të vendit pas dy fatkeqësive natyrore si tërmeti i 26 Nëntorit 2019 dhe pandemia e shkaktuar nga COVID-19.
Ky hap i Këshillit të Ministrave u komentua edhe nga gazetarja Ornela Liperi. Kryeredaktorja e Monitor.al, në studion e “Ilva Now” në Euronews Albania tha se ky është një buxhet i “bërë me hile”.
“Do të shikoja tre probleme kryesore që ka buxheti. E para, unë do ta quaja optimist, por me hile. Nëse ne shohim të ardhurat tatimore që është zëri kryesor i të ardhurave në buxhet pritet që të rriten me 37 miliardë lekë që pritet të jenë diku rreth 300 milionë euro.Dhe nëse do shohim historikun e buxhetit këto 10 vitet e fundit ne do shohim që në vitin 2017 që ka që edhe viti më i mirë për sa i përket rritjes së të ardhurave që u shoqërua edhe me rritje shumë të madhe taksash, se në vitin 2016 u rrit tatim fitimi edhe u rritën shumë taksa tjera, janë mbledhur vetëm 29 miliardë lekë më shumë se viti i mëparshëm”, tha ajo.
Gazetarja Liperi tregoi më tej pasojat reale, që mund të sjellë kjo qasje në ekonominë shqiptare.
“Dhe ku qëndron hilja këtu, hilja këtu qëndron se duke planifikuar të ardhura më të larta, në kahun tjetër planifikon edhe më shumë shpenzime për rrugë se tashmë dihet që po vijmë në vitin elektoral. Hilja e buxhetit të bën ty që të rritesh të ardhurat e prapambetura sepse ti hap fronte pune për shumë biznese dhe pastaj këto fronte pune ti nuk ke më se me çfarë ti paguash, sepse borxhi ka një limit sa do ta marrësh, sepse buxheti është i lidhur me aftësinë paguese ti nuk je si Gjermania që ofron siguri.”-tha Liperi.
Gjatë intervistës në Euronews Albania, eksperti i ekonomisë Selami Xhepa e cilësoi projektbuxhetin e vitit të ardhshëm si “buxhet elektoral”. Ai paralajmëroi se Shqipëria në vitin e ardhshëm parashikohet të ketë një rritje të ardhurash saç ka pasur në vitin 2018, një tregues ky aspak pozitiv për përformancën ekonomike.
“Është buxheti me elektoral që kam lexuar ndonjëherë në të gjitha eksperiencat e mia individuale, sepse të ardhurat e vitit 2021 janë parashikuar të jenë sa në 2018, ndërkohë shpenzimet publike janë më të lartë se ndonjëherë. Projeksionet që janë bërë janë shumë euforike. Unë e shikoj si një dëshirë elektorale. Ndoshta për të hapur disa punë më shumë, por pa i financuar”, tha Xhepa.
Intervista e plotë:
Lexoni gjithashtu:
Projektbuxheti 2021, Xhepa: Tërësisht elektoral, borxhi publik rrezikon të shkojë mbi 100% të PBB-së
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 10:14 Sekretari i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së thirrje emigrantëve: Të kërkojnë status të përhershëm ose të largohen
- 10:12 Serbia paralajmëron rritjen e arsenalit me raketa kineze
- 09:59 Shkon në mbi 1,450 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë, vijojnë kërkimet për të mbijetuarit
- 09:48 Zbulohet “planeti rozë”, teleskopi James Webb zgjidh misterin 10-vjeçar
- 09:48 Të shtëna me armë në Ferizaj të Kosovës, shoqërohet në polici 23 vjeçari
- 09:32 Dua Lipa hap Bibliotekën Manifesto, një hapësirë kushtuar librave të ndaluar dhe të censuruar