Prokurori i Madridit në gjyq, akuzohet për rrjedhje informacioni të klasifikuar

5 Nëntor 2025 | 20:20

Prokurori i përgjithshëm i Madridit, Avaro Garcia Ortiz ka dalë para gjykatës pasi akuzohet për rrjedhje të informacionit konfidencial në lidhje me partneren e një politikani të opozitës. Gjykata Supreme e Madridit është përpjekur që nga e hëna të përcaktojë nëse  Ortiz ka shkelur me vetëdije konfidencialitetin e hetimit duke i dhënë shtypit një dokument konfidencial në lidhje me biznesmenin Alberto Gonzalez Amador me qëllim dëmtimin e imazhit të partneres së tij, Isabel Diaz Ayuso, presidente e rajonit të Madridit.

Në qendër të çështjes është një email në të cilin avokatët e Gonzalez Amador i propozuan prokurorisë që klienti i tyre të pranonte fajësinë për evazion fiskal në këmbim të një dënimi të reduktuar.

“Në 22 vitet e mia të karrierës, z. García Ortiz nuk më ka dhënë kurrë asnjë dokument”, tha zëvendësdrejtori i faqes së internetit ElDiario.es. Ai tha se mësoi për ekzistencën e emailit rreth një javë para se të publikohej në shtyp.

Ashtu si gazetarët e tjerë që dëshmuan sot, ai siguroi se prokurori i përgjithshëm është “i pafajshëm”, siç këmbëngul ai vetë.

Çështja filloi në muajt e parë të vitit 2024, kur sistemi i drejtësisë po hetonte Alberto Gonzalez Amador nën dyshimin për mashtrim tatimor, nga i cili ai fitoi 350,000 euro, gjatë pandemisë Covid-19.

Në mars të vitit 2024, disa media publikuan informacione rreth çështjes dhe në veçanti diskutimet që zyra e prokurorit të Madridit pati me avokatin e Gonzalez Amador për të arritur një marrëveshje midis tyre.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026