Prokuroria e Posaçme publikon bilancin e masave të sigurimit për vitin 2024

24 Shkurt 2025 | 11:10

Prokuroria e Posaçme ka publikuar një bilanc të masave të sigurimit që janë vendosur gjatë vitit 2024. Sipas të dhënave të shpërndara për publikun, në total janë dhënë masa sigurimi për 629 persona, prej të cilëve 236 janë vendosur në masën e “arrestit me burg”.

Nga këto masa sigurimi, ndahen edhe specifikat për kategoritë e veprave penale:

  • Për korrupsionin, masa “arrest me burg” përbën 5.1% të totalit të masave të caktuara.
  • Për krimin e organizuar, masa “arrest me burg” përbën 30.84% të totalit të masave të sigurimit të regjistruara.

Publikimi i këtyre të dhënave vjen pas akuzave të bëra nga politika, e cila ka kritikur SPAK për përdorim të tepruar të masës së sigurisë “arrest me burg”. Prokuroria e Posaçme ka theksuar se veprimet e saj janë në përputhje me ligjin dhe standardet e drejtësisë penale, duke u mbështetur në praktikën ligjore dhe provat e mbledhura gjatë hetimeve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026