Prokuroria në Shkup nis hetim ndaj Grubit e Bexhetit pasi SHBA i shpalli non grata

11 Dhjetor 2024 | 18:46

Prokuroria e Shkupit njoftoi të mërkurën se e ka nisur një hetim kundër ish-zëvendëskryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, dhe gjykatësit të Gjykatës së Apelit, Enver Bexheti, në lidhje me dyshimet për përfshirje në korrupsion të lartë, pak ditë pasi Shtetet e Bashkuara i futën ata në listën e zezë.

Kryeprokurori Lupço Kocevski njoftoi se synimi i hetimit është të vërtetojë nëse ka përgjegjësi penale për Grubin dhe Bexhetin, pasi Departamenti amerikan i Shtetit i akuzoi ata se ishin “përfshirë në korrupsion të lartë dhe kanë pranuar ryshfet për të penguar” proceset gjyqësore lidhur me dënimin e Sasho Mijalkovit, ish-drejtor i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK).

“Në lidhje me listën e zezë, dua t’ju njoftoj se kam formuar lëndë për të siguruar prova për të vërtetuar përgjegjësinë penale të personave që përmenden për ryshfet dhe tregti, me ndikim. Prokuroria do të japë urdhra të mëtejshëm. Dua të theksoj se bashkëpunimi me SHBA-në dhe me Ambasadën [amerikane] është i shkëlqyeshëm si dhe na ndihmojnë në luftën kundër korrupsionit”, tha Kocevski për gazetarë të mërkurën.

Të martën, ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Ageler, tha se provat kundër tyre janë të disponueshme dhe institucionet maqedonase mund t’i gjejnë.

“Çfarë do të ndodhë më tej, varet nga institucionet që zbatojnë ligjin dhe sistemi gjyqësor,” deklaroi Ageler në një konferencë për shtyp më 10 dhjetor.

Ai gjithashtu theksoi se edhe individë të tjerë të cilët figurojnë në listën e zezë të SHBA-së, janë përfshirë në procedura ligjore.

“Ka procedurë kundër Ramiz Merkos [kryetari i komunës së Strugës], ndaj Stevço Jakimovskit [kryetari i Komunës së Karposhit], ka gjithashtu procedurë edhe ndaj personave të tjerë nga lista e zezë. Nga ana jonë veprohet pothuajse për të gjithë personat që janë në listën e zezë”, shtoi Kocevski.

DASH-i e futi Grubin bashkë me familje të ngushtë në listën e zezë të SHBA-së më 9 dhjetor.

Grubi e ka mohuar të ketë qenë i përfshirë në korrupsion.

Ali Ahmeti, kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), në opozitë, tha të mërkurën në Shkup se partia e tij nuk ka për qëllim të kontestojë vendimet e Departamentit amerikan të Shtetit.

Në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve rreth mundësisë së përjashtimit të Grubit nga partia, Ahmeti theksoi se Grubi është një person “i përgjegjshëm dhe i ndërgjegjshëm” dhe se nuk është e nevojshme që ai të përjashtohet nga partia, sepse “ai do të tërhiqet vetë nga të gjitha funksionet e partisë”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Haziri: Vjosa Osmani mbetet emri i vetëm i LDK-së për presidente, askush mbi Republikën

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka reaguar pas debatit publik lidhur me qëndrimet e partisë për proceset politike që pritet të zhvillohen...
17:55 | 24/06/2026

Haziri: Votat e LDK-së mund të unifikohen vetëm për president nga radhët e partisë

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe t’i ofrojë votat e 18 deputetëve të saj në Kuvendin e Kosovës, nëse Lëvizja Vetëvendosje, si...
16:22 | 24/06/2026

Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës është origjinale

Në një lidhje live për Euronews Albania me Thimi Samaraxhiun, komandanti Hysni Gucati dha më shumë detaje sa i përket debatit lidhur me Dritan Goxhajn...
12:43 | 24/06/2026